Të Rekomanduara
Italianët : Shqipëria, Kuba e Mesdheut. Një vend i duhur për të investuar në turizëm
7 ore më parë
Reportazh i ngrirë nga Maja e Qores (Foto)
Ngjitje alpinistike në Majën e Gurit në Shebenik (Foto)
Eskursion në fundjavë në pyjet e Qafë Shtamës, vendit turistik më pranë Tiranës (Foto)
Ja si asimilohen sot shqiptarët në Maqedoni (VIDEO)
Të rinjtë sfidojnë motin, shijojnë dëborën në Dardhë (Foto)
nga r.hajdari (10/01/2017 ora 10:24)

Kur temperaturat e ulëta që shënuan – 27 gradë në disa zona u duk se kanë paralizuar jetën, aventurierët sfiduan akullin dhe vendosën të shijojnë dëborën në Dardhë.

Foto të shumta të publikuara në rrjetet sociale tregojnë turistët duke bërë ski në kodrat e mbuluara nga bora.

Më të shumtët janë të rinj që në grupe kanë vendosur t’i drejtohen Dardhës për aventurë. Sporti i skive mbetet i preferuari.  E vetmja pikë e turizmit të bardhë, Dardha ofron një pistë të vërtetë për sportin e skive. Për të gjithë ata që thonë me ngulm se nuk ka një pistë skish në Shqipëri, e që për të ushtruar këtë sport shkojnë jashtë kufijve, jo, ekziston në fshatin turistik të Dardhës një pistë modeste, por funksionale.

Radhitur si një nga destinacionet më të bukura të turizmit malor, ajo është pritëse e përcjellëse e një numri të madh vizitorësh. Kush vjen në Dardhë nuk lë pa shijuar as peizazhin, lakrorin tradicional dhe dëborën, të cilat e bëjnë këtë fshat të veçantë

Prej vitesh Dardha, 20 kilometra në juglindje të Korçës, është kthyer në një fshat miqësor ku çdokush dëshiron të ndalet qoftë edhe për pak orë për të shijuar veçantinë që i ka falur natyra.

Ky fshat shtrihet në mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, gjë që bën që klima të jetë pothuajse gjithmonë e ftohtë. Vendësit thonë se fshati i tyre u themelua si një strehë malore për njerëzit që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes fetare gjatë shekullit të 17 nga sundimtarët Osmanë të Shqipërisë.

Me kalimin e shekujve, banorët e Dardhës ndërtuan një fshat që në fillim të shekullit të 20 kishte mbi 400 shtëpi. Shtëpitë prej guri me çati me rasa janë tipari dallues i fshatit.
Dhe shtëpitë shpesh janë vila dykatëshe të ndërtuara më së miri me kopshte të mrekullueshme të mbushura me lule.

Tradita e ndërtimit me gur është respektuar në maksimum në këtë fshat.
Dardha ofron mundësi për ecje në mal, ndonëse aktualisht njihet veçanërisht për turizmin malor dimëror. Është një nga të paktat vende në Shqipëri ku kanë mbetur pyje të larta./a.gjonaj/ /a.g/

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]