Të Rekomanduara
Ja sa shqiptarë kishte në Shkup, Tetovë dhe Gostivar para një shekulli (Dokument)
23 ore më parë
“Kullat e ngujimit”, ruajtëse të meshkujve nga gjakësi, sot destinacione turistike
Lesley Bellew: Shqipëria, një vend i mrekullueshëm turistik i fshehur për botën
Opinion/ Arrestimi i Haradinaj, Europa po krijon sherrin në Ballkan
nga ShqiperiaIme (09/01/2017 ora 08:25)

Arrestimi në Francë i ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, një prej heronjëve kryesor kosovar për çlirimin nga forcat serbe, ka rikthyer në Ballkan klimën e tensioneve. Gjatë tre ditëve të fundit, mes Beogradit dhe Prishtinës është rikthyer retorika e ashpër me akuza për krime lufte dhe arrestime të protagonistëve të saj. Pothuaj armët gati.

Shkak u bë arrestimi i Haradinajt nga autoritetet franceze mbi bazën e një fletë-arresti të lëshuar nga Beogradi në vitin 2004. Arrestimi solli shumë reagime për shkak se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, vendimet e së cilës njihen nga gjithë vendet e BE, e ka shpallur të pafajshëm Haradinaj për të njëjtat akuza që i bën Serbia. Mbi Gjykatën Ndërkombëtare nuk del asnjë shtet, qoftë dhe SHBA. Vendi i gjykatës franceze ditën e enjte për mbajtjen në burg të Haradinajt deri në mbërritjen e kërkesës serbe për ekstradim, po krijon më tepër konfuzion mbi rolin e vendeve të Bashkimit Europian në zhvillimet në rajon. Kjo për arsyen e thjeshtë, se si ka mundësi që një vend i BE-së si Franca, nuk njeh vendimin e Gjykatës së Hagës, Gjykatë e cila dha dy herë pafajsinë Ramush Haradinajt? Si ka mundësi që Franca zbaton një urdhër-arrest të Serbisë, kur dihet se sherret Serbi-Kosovë përfundojnë në gjakderdhje nëse mbahet ana e kohës së Millosheviçit? Është e çuditshme sesi vendimet e gjykatave ndërkombëtare hidhen poshtë përballë kërkesave të institucioneve serbe të marra 17 vjet më parë, kur ende Beogradi cilësohet nga gjithë bota si shteti që bëri gjenocid në Ballkan, sidomos në Kosovë? Situata bëhet edhe më e pakuptimtë kur vendime të tilla merren nga vende që njihen si përkrahëse të Pavarësisë së Kosovës dhe të vetë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), siç është Franca. Aq me shumë kur ky ndalim bëhet para një vizite të lajmëruar të presidentit francez hollande në Tiranë në muajin mars, apo dikush po luan me nervat e kosovarëve, të cilët do vijnë në Tiranë e t’ia bëjnë të pamundur vizitën normale në kryeqytetin shqiptar.

Nuk është vetëm arrestimi i Haradinaj gjesti që po ngre pikëpyetje mbi qëndrimet e disave vendeve të Bashkimit Europian në lidhje me Kosovën. Prej disa muajsh, në Mitrovicë përfaqësuesit e minoritetit serbë, të financuar direkt nga Beogradi, kanë nisur ndërtimin e një muri ndarës. Simbolikisht, por edhe në mënyrë reale, muri synon të vendos vijën ndarëse mes Mitrovicës shqiptare dhe Mitrovicës “serbe”. Është përpjekja e qartë për krijimin e zonave autonome dhe enklavave që do të veprojnë si garanci për kërkesat e Serbisë nesër ndaj Kosovës. Edhe pse muri tashmë është realitet, Bashkimi Europian si unioni që luftoi për krijimin e shtetit të Kosovës, nuk reagoi. Përveç qëndrimeve të disa diplomatëve, në rrugë institucionale nuk pati asnjë hap konkret. Një mur ndarës në zemër të Ballkanit duhet të kishte vënë në alarm gjithë Brukselin, mbi të gjitha për të mbrojtur projektin e tyre dhe më pas për të drejtat e shtetit të Kosovës. Duket se BE nuk e ka mendjen më në vend dhe po shkon drejt një krize pa kthim. Sejcili shtet europian po shikon të mbledhë plaçkat e veta para ndonjë surprize ndarje të BE. Ndaj BE është një endërr për vendet e Ballkanit, por duket se po bëhet nga pak e përditë në zhgjendërr!

Prej disa vitesh Bashkimi Europian kërkoi nga politikanët në Kosovë që të heqin dorë nga disa të drejta shtetërore dhe të pranojnë uljen në bisedime e marrëveshje me Serbinë. Përfitimi i negociatave u tha se do të ishte integrimi i Kosovës dhe pranimi gradual i saj si shtet, edhe nga vetë Serbia. Në këto vite, nëse ka pasur një përfitues të madh nga këto negociata, ai ka qenë shteti i Serbisë. Jo vetëm fitoi në tavolinë më shumë të drejta për serbët e Kosovës se çdo vend tjetër në botë për minoritetet, por ka marrë dhe integrimin e saj në Bashkimin Europian. Ndërsa Kosova, nga një vend që duhet të ishte sot pjesë më afër BE-së, është izoluar si një pikë e errët në Ballkan. Është i vetmi vend që nuk i njihet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe procedura e integrimit në BE është bllokuar. Një pjesë e fajit për vonesën në proceset integruese është e politikës së Kosovës dhe reformave të munguara. Por, po kaq përgjegjëse janë dhe vendet e BE-së, të cilat kanë pasur rol vendimmarrës në gjithë zhvillimet në Kosovë dhe duket se qëllimisht kanë bllokuar një pjesë të proceseve. Rasti i liberalizimit të vizave është një nga më të dukshmit. Derisa gjithë vendet e Ballkanit lëvizin lirisht në zonën Shengen, përveç arsyeve politike nuk ka asnjë motiv tjetër bllokimi i qytetarëve të Kosovës.

Të gjitha këto zhvillime, duke përfshirë dhe arrestimin e fundit të Haradinajt nga autoritet franveze, lënë shijen e hidhur të një Bashkimi Europian që ka humbur busullën e orientimit në Ballkan. Sepse vendet e BE nuk mund të pozicionohen një herë si çlirimtarë të Kosovës dhe një herë t’i japin të drejtë Serbisë, siç po ndodh këto ditë në Francë. Kjo sjellje edhe pse mund të jetë një gabim procedurial, realisht po kthen sherrin në Ballkan dhe konfliktin e hershëm mes shqiptarëve dhe serbëve.

Mos ua hiqni dashurinë për BE, kosovarëve! Më vonë nuk dihet se si lëvizin raportet politike botërore, ndaj Brukseli të jetë korrekt dhe dashamirës me një pjesë të kombit shqiptar, i cili mund ti vërë flakën stabilitetit rajonal.

Boll ka telashet me Sirinë e Turqinë, BE-ja!

Opinion: Spiten Prulli

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]