Arrestohen duke pritur 100 mijë eurot e 'gjobës, dy vlonjatët: Ja si u zhvillua operacioni për kapjen e tyre në Qishbardhë
nga I.M (13/08/2017 ora 10:48)

Policia parandalon përshkallëzimin e një rasti të gjobëvënies me pasoja për jetën. Kërcënojnë me jetë në rast se nuk do paguante një shumë prej 100.000 euro, (gjobëvënie), por arrestohen nga Policia gjatë pritjes për të marrë shumën e parave të kërkuara. Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të

Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: - Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë. - Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë. Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t'u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro. Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar.

Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, për motive të dobëta. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “ Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 109/b/25 i Kodit Penal.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“Drejtësia u bë më në fund” (Foto)
Prindërit e shitën për 26 dollarë kur ishte 7-vjeç, sot e tërë bota e do Jackie Chen
“Çmendet” i riu nga Tirana, prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj..
Elbasan: Hyn në bunker dhe zbulon gjënë më të tmerrshme të jetës së tij
Shkoi me flokët si shkurre te parukierja, nusja nuk njihet më kur del nga salloni
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]