'Qeveria Rama 2', publikohen emrat e ministrave të rinj
nga I.M (13/08/2017 ora 10:35)

Pikërisht të dielën e javës që vjen, me 27 gusht, PS do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme në orën 10:00 në ambientet e 15- kateshit.

Burime te besuara tregojnë se Edi Rama e ka hartuar strukturën e qeverisë së re dhe emrat e ministrave. Zv/kryeministër do të vazhdojë mbajë Niko Peleshin.

Si kryetar Kuvendi nuk lëviz nga premti i tij, zoti Rama, dhe do të zgjedhë Gramoz Ruçin.

Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet, janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të ketë vendime të rëndësishme lidhur me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë, raporton newsbomb.al. Pjesë e kësaj asambleje do të jenë edhe deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit. Deputetët e rinj të kësaj legjislature e kanë marrë tashmë ftesën për të qenë në orën 10:00 te “Hotel Tirana” aty ku do të vendoset fati i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Mësohet se inspektoriatet do ti përmbysë kryekëput dhe do ti menaxhojë në një mënyrë më efikase. Po kështu ministrisë së Financave do ti bashkangjisë ministrinë e Ekonomisë. Ministër do jetë prapë Arben Ahmetaj, te i cili ka shumë besim dhe garanci.

Ministria e Kulturës shkrihet duke kaluar në varësinë e ministrisë së Arsimit e ku emri i ministres mësohet se do jetë jo i Elisa Spiropalit, por i Mimi Kodhelit.

Ministrinë e Integrimit nuk do ta bashkëngjisë me ministrinë e Jashtme, siç edhe u fol, pasi do të emërojë një nga emrat e besuar dhe me integritet si Milena Harito.

Ja emrat për ministra:

Ministër i Mbrojtjes : Saimir Tahiri

Ministër i Punëve të Brendshme: Fatmir Xhafa

Ministër i Punëve të Jashtme: Ditmir Bushati

Ministre e Integrimit: Milena Harito

Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Arben Ahmetaj

Ministër i Transportëve: Taulant Balla

Ministër i Energjitikës: Damian Gjiknuri

Ministre e Arsimit dhe Kulturës: Mimi Kodheli

Ministre e Shendetsisë: Ogerta Manasterliu

Ministër i Mjedisit dhe Turizmit: Blendi Klosi

Ministër i Drejtësisë: Vasilika Hysi

Ministër i Bujqësisë: Erion Braçe

Ministre e Mirëqënies Sociale: Olta Xhaçka

Ministre Shteti: Elisa Spiropali /360grade.al/

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“Drejtësia u bë më në fund” (Foto)
Prindërit e shitën për 26 dollarë kur ishte 7-vjeç, sot e tërë bota e do Jackie Chen
“Çmendet” i riu nga Tirana, prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj..
Elbasan: Hyn në bunker dhe zbulon gjënë më të tmerrshme të jetës së tij
Shkoi me flokët si shkurre te parukierja, nusja nuk njihet më kur del nga salloni
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]