×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Skandal në Itali, publikohet padashje kalendari i “gjuetisë së shtrigave” për shqiptarët
nga I.M (13/08/2017 ora 10:32)

Një skandal është shënuar në Itali. Në provincën Rozzano të Milanos, këshilltari për Sigurinë dhe Policinë Lokale ka botuar “kalendarin e gjuetisë” së jokomunitarëve.

Në një chat privat mes politikanësh ai botoi këtë post: "Kalendari i gjuetisë, hapja e sezonit, gjatë gjithë vitit ndaj kafshëve të gjahut migratore: marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, ciganë, jokomunitarë në përgjithësi". 

Dhe më poshtë vijon se: “Në prezencë të kopeve të shumta lejohet edhe përdorimi i granatave të dorës, armëve automatike dhe gazit helmues”.“Kalendari” s’mbeti vetëm në rreshtat e chat-it, një anonim e shndërroi atë në një fletëpalosje duke e shpërndarë në tregun e qytetit. 

Kritika të shumta kanë ardhur nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e këshilltarit. Ndërkohë kryetarja e bashkisë Barbara Agogliati e ka justifikuar veprimin duke e quajtur një “gabim nga pakujdesia”. /albeu.com/

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]