Sondazhet për hotelet, ja kush është surpriza e verës, nuk është Jala
nga I.M (13/08/2017 ora 09:43)

Sondazhi i Qendrës së Kërkimeve Monitor (QKM) me 110 hotele bregdetare në vend zbulon tendencën. Si ka qenë ecuria e prenotimeve në korrik dhe si pritet gjatë muajit gusht.Si po ndryshon turizmi nga prenotimet rastësore drejt të punuarit me agjenci. Shumë hotele në Durrës raportojnë se janë të rezervuara nga polakët, ndërsa Vlora dhe Saranda janë më dobët këtë verë. Problem mbetet kapaciteti i ulët, teksa 93% e hoteleve raportojnë se kanë më pak se 50 dhoma.

Bregdeti i Durrësit është kthyer këtë vit në “Hirushen” e turizmit. Pasi u zbulua nga “Princi” (agjencitë polake dhe çeke), që parablenë një pjesë të madhe të dhomave të hoteleve, që në dhjetor të vitit të kaluar, sipërmarrësit u nxitën të investonin.

Nëse bën një xhiro sot në bregdetin e Durrësit dhe sidomos atë të Golemit, është shumë më ndryshe se disa vite më parë. Hotelet janë modernizuar, kanë përmirësuar shërbimet, kanë futur ofertat të gjitha të përfshira.

Po ashtu, edhe ambientet para tyre janë të pastra, çadrat janë të reja prej kashte të vëna në rregull dhe me distancë të pranueshme nga njëra-tjetra, janë vendosur kabinat e dushit, shumë hotele kanë përcaktuar zonat për notim dhe disa prej tyre kanë edhe kullat e vrojtimit të rojeve të plazhit.

Pasditet janë të mbushura me pushues vendas e të huaj, që shëtisin në bregdet, duke shijuar perëndimin e diellit, apo ulen në lokalet e shumta aty rrotull.

Durrësi, pavarësisht problemeve të trashëguara të infrastrukturës e ndërtimeve intensive dhe cilësisë së shërbimit, po bëhet gradualisht modeli i ardhshëm i zhvillimit të turizmit, atë të orientuar drejt të huajve, që punon me agjencitë dhe i ka të garantuara prenotimet që në fillim të vitit.

Në një sondazh që zhvilloi në gjysmën e dytë të korrikut Qendra e Kërkimeve Monitor (QKM) me 110 hotele në vend, të përzgjedhura në mënyrë përfaqësuese përgjatë bregdetit nga Saranda në Velipojë, 42% e 34 hoteleve në Durrës raportuan se në muajin korrik, ato ishin 80-100% të prenotuar. “Sunborn Rezidence”, “Mali i Robit”, “Dyrrah”, “Leonardo”, “Bonita”, “Grand Hotel Pameba”, “Adriatik 2”, “Dollari”, “Belavista”, “Akropoli”, të gjitha deklaruan se në muajin korrik e kishin shfrytëzuar 100% kapacitetin e dhomave.

“Hotel Leonardo” në Golem, këtë vit është i gjithi i rezervuar, si për muajin korrik dhe si për gushtin, sipas drejtuesve të saj. “Leonardo” është një nga më të mëdhenjtë në zonën e Durrësit e Golemit, me një kapacitet prej 105 dhomash dhe 210 shtretër. Në gusht të një viti më parë, ky hotel ishte i prenotuar vetëm 50%.
Hotel “Adriatik 2”, me 22 dhoma, kishte bërë kontratë me agjencitë polake dhe ishte tërësisht i rezervuar për
korrikun dhe gushtin.

Menaxheri i hotel “Marika” në Golem tha se punonin me agjenci dhe për gushtin i kishte të 24 dhomat e zëna.
Drejtuesit e “Klajdi Resort” në Golem, që ka 40 dhoma, pohuan se ata punonin me agjenci dhe i kishin pothuajse të gjitha dhomat e zëna. Nga 80% që ishte zënë në korrik, në gusht do të arrinte 100%.
Menaxheri i hotel “Brumar” në Durrës, me 17 dhoma, ndonëse për gushtin kishte arritur të kishte një zënie prej 100%, u ankua se ka shumë konkurrencë informale.

Ky është viti i tretë radhazi që QKM kryen sondazhe me hotelet bregdetare gjatë korrikut, ku menaxherët pyeten për prenotimet në korrik dhe gusht, krahasimin me një vit më parë dhe problematikën që ata mund të kenë.

Në krahasim me sondazhet e vitit 2015 dhe 2016, kur ishin të varur nga kërkesa e turistëve nga Kosova, hotelet në Durrës e Golem raportuan një situatë shumë më optimiste. Në verë të vitit 2015, ata kishin vuajtur nga fakti që periudha e pushimeve përkoi me muajin e Ramazanit dhe vetëm në gjysmën e dytë të korrikut kishin pasur më shumë punë.

Korriku, më i mbari në dy vjet, por jo gushti

Në përgjithësi, sipërmarrësit e hoteleve ishin më optimistë për korrikun, në krahasim me dy vitet e mëparshme. Vetëm 30% e të anketuarve pohuan se korriku i këtij viti ishte më keq se vjet, nga një rekord prej 55% që kishte qenë kjo përgjigje vitin e mëparshëm. Është rritur ndjeshëm numri i atyre që pohuan se ishin njësoj me vjet, në gati 34% dhe vetëm 14.5% raportuan se ishin më mirë sesa vitin e kaluar.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“Drejtësia u bë më në fund” (Foto)
Prindërit e shitën për 26 dollarë kur ishte 7-vjeç, sot e tërë bota e do Jackie Chen
“Çmendet” i riu nga Tirana, prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj..
Elbasan: Hyn në bunker dhe zbulon gjënë më të tmerrshme të jetës së tij
Shkoi me flokët si shkurre te parukierja, nusja nuk njihet më kur del nga salloni
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]