×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
“Kanabisi bleu zgjedhjet e 25 qershorit!” PD ankesa tek senatorët për Ramën
nga ShqiperiaIme.al (12/08/2017 ora 09:21)

Zyra e shtypit në Partinë Demokratike ka zbardhur takimin që delegacioni prej katër senatorësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, patën me zyrtarë të lartë të kësaj force politike.

Senatorët Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis u takuan me nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka, i cili sipas njoftimi zyrtar – “konfirmoi mirënjohen maksimale të popullit Shqiptar dhe në veçanti të Partisë Demokratike për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë demokracisë në vend”.

“Kjo vizitë është dëshmia më e mirë e kësaj mbështetjeje dhe të interesit të Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që po kalon vendi”, tha Paloka.

Nënkryetari Paloka i njohu senatorët me faktin sipas tij se prej katër vitesh Shqipëria është nën diktatin e një qeverisjeje të kapur nga interesa të ngushta kriminale, një qeveri e cila ka mbështetur dhe është implikuar drejtpërsëdrejti në kanabizimin e vendit. “Me fitimet kolosale të trafikimit të kanabisit”,- tha Paloka, – “është financuar dhe blerja masive e votës anembanë vendit ne zgjedhjet e 25 qershorit.”

“Raportet ndërkombëtare, si ai i Departamentit të Shtetit dhe te mediave ndërkombëtare kanë theksuar shqetësimet e opozitës. Krimi i organizuar dhe rritja e trafikimit të drogës është bërë nën bekimin politik. Qeveria ështe njësh me krimin e organizuar duke angazhuar me kohë të plotë dhjetëra individë me rekorde kriminale, përfshirë dhe kandidimin e tyre.

Zgjedhjet e 25 qershorit treguan më së miri se fenomeni i shitblerjes së votës është tashmë masiv, se paratë e krimit e të drogës blejnë pushtetin, e pushteti mbahet duke lejuar krimin dhe drogën. E ky nuk është më një shqetësim kombëtar, por po cënon sigurinë e rajonit ashtu siç dhe theksoi dhe prokurori italian Roberti pak ditë më parë”, – theksoi Paloka.

Z.aloka i rikonfimoi senatorëve se “Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për një Shqipëri demokratike e një qeverisje totalisht të shkëputur nga interesat kriminale e korruptive duke mbështetur integrimin europian ashtu si dhe forcimin e shtetit ligjor. Në këtë drejtim, kontributi Amerikan do të ngelet jetik duke dalë gjithmonë në krah të vlerave euro-atlantike të vërteta.”

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]