Vuçiç: Kosova është çështje kryesore në negociatat me BE-në
nga K.M (12/08/2017 ora 08:21)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot në Beograd, se vetëm Serbia në negociatat me Bashkimin Evropian, e ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, dhe se kjo nuk guxon të harrohet dhe për këtë arsye mendon se Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën.

Pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, Vuçiç tha se çështje kyçe është Kosova, e pastaj raportet e Serbisë me Rusinë, politika e jashtme, sundimi i i ligjit dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me të gjitha këto çështje.

“Serbia është në rrugën evropiane, sepse dëshirojmë t’i takojmë kësaj shoqërie”, tha Vuçiç dhe ka shtuar se “e dimë se kemi vështirësi, të cilat vendet e tjera nuk i kanë pasur, askujt nuk i bëhen pyetje të tilla sikur neve për Kosovën dhe këtë e kemi ditur, kjo nuk është risi”.Më tutje, Vuçiç tha se “këtë nuk guxojmë ta harrojmë”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“Drejtësia u bë më në fund” (Foto)
Prindërit e shitën për 26 dollarë kur ishte 7-vjeç, sot e tërë bota e do Jackie Chen
“Çmendet” i riu nga Tirana, prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj..
Elbasan: Hyn në bunker dhe zbulon gjënë më të tmerrshme të jetës së tij
Shkoi me flokët si shkurre te parukierja, nusja nuk njihet më kur del nga salloni
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]