×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Vlera në treg, kombëtarja e Panuçit “kushton” më shumë se ajo e De Biazit
nga K.M (12/08/2017 ora 06:55)

Kombëtarja e Kristian Panuçit vlen më shumë sesa ajo e Xhani De Biazit… Mos u surprizoni. Trajneri i sapoardhur nuk ka bërë asnjë magji për të rritur me 15 milionë euro vlerën e kuqezinjve, por janë performancat e shkëlqyera dhe kërkesat e shumta që kanë futbollistët në merkato ato që kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të vlerës së Kombëtares shqiptare.

Përpara nisjes për në Francë, ishte gazeta italiane “Gazzetta Dello Sport” që kishte bërë një analizë për Shqipërinë dhe në atë kohë skuadra e drejtuar nga Xhani De Biazi vlente 44.2 milionë euro në total. Aktualisht, lojtarët, që me shumë mundësi do të grumbullohen nga trajneri Panuçi, vlejnë më shumë se 60 milionë euro. Ndoshta kjo është Kombëtarja më e shtrenjtë e të gjithë historisë së saj, por nëse lojtarët vazhdojnë të shkëlqejnë, sigurisht që do të rrisin vlerat e tyre në merkato.

JANË RRITUR
Tre portierët e Kombëtares shqiptare kanë pësuar rritje në vlerën e tyre në merkato. Etrit Berisha, Tomas Strakosha dhe Alban Hoxha kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme të kuqezinjve. I pari vjen pas një sezoni të shkëlqyer me skuadrën e Atalantës duke qenë vendimtar në kualifikimin për në Ligën e Europës. Strakosha ndërkohë blindoi vendin e titullarit te Lacio duke nxjerrë jashtë loje Marketin, por edhe Alban Hoxha ka bindur me performancat e tij. Nuk mund të mungonte në këtë listë mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili vazhdon të rrisë vlerën e tij në “transfermakt”, nga 14 mln në 18 mln euro. Pjesa e sulmit gjithashtu ka pësuar rritje graduale. Lojtarët si Latifi, Llullaku, Roshi, Cikalleshi dhe Sadiku duket se kanë rënë në syrin e specialistëve.

KANË RËNË
Lojtarët që kanë luajtur pak, por edhe ata që kanë pasur probleme kanë pësuar rënie të vlerës së kartonit të tyre. Diçka e tillë ka ndodhur kryesisht me lojtarët e mbrojtjes si Ajeti, Gjimshiti, Aliji, por edhe mesfushorët Kaçe, Basha, Lila dhe Memushaj. Pavarësisht këtij fakti, rënia e vlerës së kartonit të tyre nuk ka ndikuar për të prishur trendin në rritje të të gjithë Kombëtares Shqiptare.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]