×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Nusja tregon ngacmimet seksuale të vjehrrit: Kur im shoq ishte në punë
nga I.M (12/08/2017 ora 02:29)

Policia e Kavajës arrestoi mbrëmjen e së enjtes një 59-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit. Arrestimi u krye pas denoncimit që e dëmtuara bëri në Komisariat, duke pretenduar se vjehrri i saj kryen vepra të turpshme dhe e ngacmon seksualisht prej më shumë se një muaji, shkruan “Panorama”. 

Akuzat u mohuan nga i dyshuari, i cili i konsideroi të pavërteta dhe shpifje të gjitha ato që e reja kishte deklaruar në Polici. Edhe pse pa ndonjë provë konkrete, bazuar në fjalën e nuses e të vjehrrit, Policia bëri ndalimin e të dyshuarit, pas konsultimit edhe me prokurorin e gatshëm.

Burimet thanë se 20-vjeçarja ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike në momentin që është paraqitur në Polici, ku ka deklaruar se i shoqi nuk kishte dijeni për çfarë kishte ndodhur në shtëpi.

Ajo ka deklaruar se vjehrri e ngacmonte vazhdimisht kur bashkëshorti i saj ishte në punë. Sipas denoncimit të bërë nga nusja, pas ngacmimeve seksuale, vjehrri i kërkonte asaj dhe e kërcënonte që të mos i tregonte njeriu. Por duke qenë se mesditën e së enjtes ai kishte tentuar edhe të abuzonte seksualisht me të, 20- vjeçarja pasi kishte arritur të dilte nga banesa ishte drejtuar menjëherë në Polici.

Mësohet se në momentin kur ajo ka shkuar për të denoncuar ngjarjen, ka treguar edhe disa shenja gërvishtjeje dhe të nxira në krahë, që sipas saj tregonin dhunën që kishte ushtruar vjehrri ndaj saj në momentin e ngjarjes.

ARRESTIMI

“Më datë 10 gusht u ndalua shtetasi me iniciale F.H., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit, shtetasen me iniciale E.H., 20 vjeçe. Neni 108/a/2 i Kodit Penal”, tha dje zyrtarisht Policia e Kavajës.

Sipas deklarimeve të të dëmtuarës, ajo ishte martuar prej një viti dhe jetonte bashkë me të shoqin në shtëpinë e vjehrrit, edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes. Por gjatë javëve të fundit, ajo ka deklaruar se po përjeton gjendje ankthi dhe frike pasi ngacmohet seksualisht nga vjehrri i saj në çdo moment që rastisin vetëm në shtëpi.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti punon deri në orët e mbrëmjes dhe nuk ka dijeni për ato që kanë ndodhur. E dëmtuara është shprehur se nuk ka mundur t’i tregojë të shoqit, pasi kishte frikë se nuk do ta besonte.

Po kështu, as pjesëtarëve të tjerë të familjes së saj, apo edhe të familjes së bashkëshortit. Nga ana tjetër, 59-vjeçari i arrestuar ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij. Ai është shprehur se të gjitha janë shpifje të nuses dhe asgjë nga ato që ajo ka deklaruar nuk janë të vërteta.

Pas denoncimit të pazakontë, Policia dhe Prokuroria e Kavajës pritet të përcaktojnë të vërtetën me anë të veprimeve hetimore në vazhdim. Grupi i hetimit do të rimarrë në pyetje denoncuesen dhe vjehrrin e saj, si dhe anëtarët e tjerë të familjes dhe dëshmitarë të mundshëm për akuzat e 20- vjeçares.

Më pas, hetuesit thanë se do të bëjnë edhe një ballafaqim mes dy protagonistëve të kësaj çështjeje në lidhje me pretendimet e kundërta që ata kanë. Pas këtij veprimi, duket se do të përcaktohet ecuria e çështjes pasi, bazuar në deklarimet që ka dhënë 20-vjeçarja, ekzaminimet mjekësore e shkencore nuk mund të përbëjnë provë për këtë rast.

Pak javë më parë, një rast i ngjashëm me akuza të nuses ndaj vjehrrit u regjistrua edhe në zonën e Durrësit. Edhe në këtë rast, policia nuk gjeti prova, por vetëm deklarimet e nuses dhe të vjehrrit kundër njëri-tjetrit.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Dikur jepte lajmet pa sytjena, ku ka përfunduar sot kjo bukuroshe?
Ky shtet sapo hoqi vizat me Shqipërinë
Ish-shefi i policisë: "Habilajt" deshën të më fusnin thikën në mes të lokalit
“Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë”
Supermbesa dhe supernusja i’a “marrin fytyrën” Berishës, shëtisin rrugëve të Tiranës pa
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]