Zidane vazhdon kontratën me Realin, ja sa i shkon rroga
nga E.B (12/08/2017 ora 08:26)

Real Madrid dhe Zinedine Zidane kanë rënë dakord që ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre sezone të tjerë.

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, pritet të shpërblehet nga presidenti i Los Blancos, Florentino Pérez për punën që ka bërë në vitin e fundit.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Real Madrid dhe Zinedine Zidane kanë rënë dakord që ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre sezone të tjerë (deri në vitin 2020), përcjell Express.

Zidane aktualisht paguhet 4.35 milionë euro në sezon, derisa me kontratën e re do të paguhet 8 milionë euro në sezon.

Francezi e ka marrë drejtimin e ekipit në fillim të vitit 2016, pasi ishte shkarkuar Rafa Benitez, për shkak të rezultateve të dobëta.

Zidane me Real Madridin ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe një titull në La Liga.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“Drejtësia u bë më në fund” (Foto)
Prindërit e shitën për 26 dollarë kur ishte 7-vjeç, sot e tërë bota e do Jackie Chen
“Çmendet” i riu nga Tirana, prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj..
Elbasan: Hyn në bunker dhe zbulon gjënë më të tmerrshme të jetës së tij
Shkoi me flokët si shkurre te parukierja, nusja nuk njihet më kur del nga salloni
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]