×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Saimir Pirgu: “Shqipëria është zemra, Italia është arti”
nga E.B (12/08/2017 ora 07:31)

Në shtator të vitit 2000, në Bolzano të Italisë, Saimir Pirgu, një 18-vjeçar, student i muzikës, nga Shqipëria, trokiti në derën e Convitto Rainerum, një shtëpi për studentët “minorenë” e drejtuar nga Shoqata e Shën Françeskut de Salez. Duke kërkuar punë dhe strehim, atij iu tha se ishte shumë i rritur dhe shumë shqiptar.

Kur u largua nga shtëpia, i riu Pirgu u kishte thënë prindërve, të dy të punësuar në prodhimin e metaleve, se ai ishte pranuar në Conservatorio Claudio Monteverdi, në Bolzano, për të vazhduar me violinë dhe kjo ishte e vërtetë.

Ai u kishte thënë gjithashtu se ai kishte fituar një bursë, dhe kjo nuk ishte e vërtetë. Siç pritej, kursimet e tij të pakta mbaruan brenda një ose dy ditëve. Por ai këmbënguli, dhe Salezianët e pranuan.

Djaloshi shqiptar, Saimiri, dëshironte të luante piano, mirëpo ai kishte vesh të mirë, kështu që komisarët komunistë e caktuan për violinë. Ai do ta zbulonte prirjen e tij të vërtetë në adoleshencë.

Kur po bënte debutimin e tij në San Fransisko si Tebaldo te “Capuleti ei Montecchi”, Z. Pirgu tha:

Kushedi përse? Kur isha 14 apo 15 vjeç, kurdoherë që një njeri i rëndësishëm vdiste, televiozioni kombëtar transmetonte gjithë ditën PA PUSHIM Tre Tenorët dhe unë i regjistroja në kasetë nga televizioni. Zëri i regjistruar ishte i tmerrshëm, por mjaftohesha me aq, ishte mjaft i mirë për mua. Përpiqesha t’i imitoja, por e kisha të pamundur. Zëri im po ndryshonte, kisha filluar t’i humbja notat e larta.

“Njerëzit më pyesin shpesh nëse jemi sllavë” thotë Saimiri. “Nuk jemi sllavë. Ne shqiptarët jemi një racë aq e vjetër sa ç’janë Grekët dhe Romakët”.

Placido Domingo, një nga tenorët më të zëshëm të botës, pas një përformance të shkëlqyer në Valencia, me një shprehi fytyre që dikton kënaqësi dhe ngarkesë të lartë emocionale, shprehet:

“Ishin momente të shkëlqyera. Mezi pres të bashkëpunoj sërish me Saimirin. Teknika e tij është superbe, dhe cilësia e fjalëve me zërin e tij, e mrekullueshme gjithashtu”

Përpara zotit Domingo, do të ishte më i madhi i Tre Tenorëve, Luçiano Pavarotti, e pa dyshim dhe më i dashuri, që e pati adoptuar Z. Pirgu si të birin e tij në art. Ishte pikërisht koha kur Pavarotti kishte dëshirë të kalonte kohën në fermën e tij në Bolzano, kohë gjatë së cilës donte t’ia kushtonte stërvitjes së një talenti të ri, kështu që kontaktoi Z. Brunetti, ky i fundit i rekomandoi studentin e tij më të mirë, Saimir Pirgun.

“Luçiano i Madh – të na falni këtu për lirshmërinë në të shprehur – kishte një simpati dhe nderim të madh për Saimirin”, thoshte Brunetti. “Ata u bënë miq të vërtetë.”

Çfarë ju mësoi Pavarotti?

“Luçiano më dha brilancë,” thotë Z. Pirgu. “Ai të shpaloste një botë krejt tjetër, teksa e shihja se si përgatitej, si fliste, si hynte në dhomë.”

Por cili është sekreti i cilësisë vokale, e pyetën një herë z. Pirgu?

Siç raportohet, Saimir Pirgu u përgjigj me fjalët e Pavarotit:

“Intonacioni. Këndo me timbrin e saktë, dhe automatikisht zëri yt do të marrë pozicionin më të përsosur të mundshëm. Dhe kur njerëzit i kuptojnë fjalët, është më e mira të gjithave.”

E kemi të pamundur të botojmë një listë shteruese të të gjitha sukseve të Saimirit nëpër operat e mbarë globit, pasi kjo do të na detyronte të zgjateshim tej mase, në këmbim të kësaj po ndajmë me ju një detaj të fundit.

Me të ardhurat e tij të para, ai u bleu prindërve të tij një shtëpi, çka e bëri të atin shumë dyshues, thotë Saimiri, arriti të mendonte se merresha me drogë e punë të tjera të pista, kishte pyetur nënën time: “Si është e mundur që Saimiri ka fituar kaq shumë në kaq pak kohë?”

Ai nuk mund ta besonte se këndimi mund të të jepte një jetë kaq të mrekullueshme.

 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: kontak[email protected]