×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Kjo është risia e “Instagram”-it do të çmendë përdoruesit
nga K.M (11/08/2017 ora 05:13)

Është padiskutim një nga rrjetet sociale më të përdorura e më të pëlqyera nga përdoruesit dhe çdo ditë e më tepër na sjell risi të reja. Dhe risia e fundit ka të bëjë përsëri me videot “live”, të cilat do të jenë më interesante pasi do të mund të jeni të tilla bashkë me dikë tjetër.

Ky funksion për momentin është në fazën e testimit në një pjesë të vogël përdoruesish dhe muajt e ardhshëm do të jetë i disponueshëm në nivel global.

“Është e lehtë të shtosh dikë gjatë transmetimit”, shpjegon “Instagram”-i. Prek ikonën e re poshtë djathtas dhe “Add” për të ftuar persona mes spektatorëve. Kur i ftuari të pranojë do ta shohësh ekranin të ndarë më dysh dhe miku juaj do të duket poshtë jush. Shikuesit mund të vazhdojnë të komentojnë njësoj si më parë.

Ndërkaq, mund të hiqet personi i zgjedhur dhe të shtoni dikë tjetër, në çdo moment, ose vetë personi mund të zgjedhë të largohet. Më pas video mund të publikohet në “InstaStory” në fund të transmetimit ose zgjidh “fshi” për të mos e bërë më të dukshme.

Që në nëntor, miliona persona kanë përdorur videot direkt për t’u lidhur me miqtë dhe ndjekësit, thekson “Instagram”.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]