Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
Meta e pranon për herë të parë: Kush më detyroi të zgjidhja Presidencën
nga O.Zylfo (19/05/2017 ora 10:29)

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka komentuar per here te pare edhe se kush e detyroi te zgjidhte postin e Presidentit te Republikes.

“Mund të them që më detyroi opozita se po të ishte opozita aty mund ta merrte presidentin, por ajo situatë më detyroi”, tha ai, teksa u pyet për zërat se Rama ia kishte kërkuar këtë zgjedhje.

“Ik lart se atje kemi punë/ Meta komenton takimin e Ramës me Bashën: Si unë me doktorin…

Ilir Meta ka dhene edhe nje koment mbi skenen e krijuar te merkuren ne hyrje te Kryesise se Kuvendit, kur kryeministri Rama ndaloi per nje moment te degjonte cfare po thoshte per mediat lideri i opozites Lulzim Basha, dhe i tha te futej se kishte ardhur ai, ndersa Basha ia ktheu: “Ik lart se atje kemi punë”.

“Kjo eshte si më ndodhi mua me doktorin, pa takuar isha gati per lufte, që kur e takova pastaj ndryshova se pash dikë tjetër. Kur e njeh nga afër është më ndryshe dhe kjo është gjë e mirë se nga larg e paragjykon.

Vjehrra ime kur bëmë koalicion me PD atëher e kishte tmerr doktorin pastaj thoshte ore s’qenka aq i keq ky, qenka i mirë”.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]