Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
5 vjeçari nga Përmeti me intelekt të jashtzakonshëm i nënshtrohet testit të inteligjencës, ja rezultati (Video)
nga B.Marku (19/05/2017 ora 10:23)

Vështirë të harrohen aftësitë e pazakonta të Arbrit për të kryer me shpejtësinë e një makine llogaritëse veprime me numra 3 dhe 4 shifror, publikuar për herë të parë në ekranin e Tvsh e që më pas bënë xhiron e të gjitha portaleve në vend . Ishte pikërisht ky momenti, që bëri të reflektojnë edhe prindërit, të cilët vendosen që djali i tyre ti nënshtrohej testit të inteligjencës për të matur forcën e tij mendore të pazakontë, jo vetëm për një 6 vjeçar, por edhe për më të rritur.

Kërkimet për një test të çertikuar mbërriten në Kosove pasi Shqipëria nuk dispononte burime . Një Institut i çertifikuar atje nga SHBA, për matje të standartizuara inteligjence, ishte zgjidhja më e afërt dhe më korrektja për Arbrin .Dhe kështu ndodhi. Çdo gjë u vendos për të dielën. Ndonëse pushim, askush nuk hezitoi ti kushtonte vëmendjen e duhur këtij rasti.

Ishin 5 nënteste inteligjence.1-Kompletimi i formave, 2-Gjetja e figurave brenda një fotografie të caktuar; 3-Përcjellja dhe radhitja e sekuencave; 4-Si dhe krahasimi i analogjive në figura. Ndonëse jo surprizë, 6 vjeçari u klasifikua me inteligjencë superiore. Bazuar mbi ngjashmëritë në botë, specialisti rekomandoi kapërcim të klasave të para për djalin por i mbështetur domosdoshmërisht nga psikologë për të mbrojtur zhvillimin psiko-emocional të tij. Për ministrinë tonë të arsimit Arbri shënoi një rast të pa precedent çka do të thotë se i duhet të siguroje kushtet për të gjithë ata që shfaqin aftësi të rralla. Në muajt në vashdim ky institucion duhet të ndërmarrë vendimin se çfarë rruge do të ndjekë edukimi arsimor i Arbrit./360grade.al

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]