Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
Meta jep arsyet pse Lulzim Basha u 'zbyth' dhe firmosi paktin me Ramën
nga B.Marku (19/05/2017 ora 09:31)

Ilir Meta ka dhene edhe disa nga arsyet, sipas tij, përse Lulzim Basha u tërhoq vetem dy dite me pare nga kerkesat e tij per qeveri teknike dhe pranoi marreveshjen e arritur me kryeministrin Rama.

“Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndienja e përgjegjshmërisë.

Sipas mendimit tim përvec faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s’mund të cohej më tej një krizë që mund të conte në përleshje me pasoja të paparashikueshme. Reflektuan dhe kjo eshte nje gje shume e mire. Kjo nuk na ndihmon te kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume ceshtje te tjera duhet te ishin zgjidhur para nje viti”, tha Meta.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]