Ndjekja si në filma, si u kapën shqiptarët me dy gomone plot me drogë (Video)
nga B.Marku (19/05/2017 ora 09:03)

Droga nga Shqipëria drejt Italisë vijon të mbetet një problem shumë serioz.

Mediat e vendi fshin bëjnë me dije se së fundi në pak minuta në dy operacione janë ndalur dy gomone 3 tone kanabis sativa që ishin nisur nga Shqipëria janë kapur në brigjet e Leçes.

Në pranga të policisë italiane kanë rënë 4 shqiptarë, skafistë të cilët ishin duke drejtuar gomonet e fuqishëm. Njëra prej gomone ishte e gjatë 9 metra dhe kishte dy motorë më 300 kuaj fuqi. Ajo është ndaluar në ujërat e Barit.

Policia ka gjetur në të 79 pako me kanabis që pas peshimit ka rezultuar të ishin në total një sasi prej 1708 kilogramë kanabis sativa.


Ndërsa gomonia tjetër e ndaluar rezultonte të  ishte e gjatë 8 metra dhe me dy motorë të fuqishëm. Në këtë gomone janë gjetur 77 pako me kanabis sativa me një peshë totale prej 1413 kilogramësh kanabis sativa.

Të dyja ngarkesat janë sekuestruar në gomenet e shqipatrëve sipas n Guardia di Financa janë dërguar në ruajtje, ndërsa mësohet se vlera e tyre në treg shkonte në 30 milionë euro.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]