Zbulimi i frikshëm: Sa më shumë e konsumojmë mishin, aq më shumë i ofrohemi vdekjes
nga V.Prendi (19/05/2017 ora 03:32)

Mishi i kuq vihet sërish nën akuzë. Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore “TheBritish Medical Journal” me titull “Mortality from different causes associatedwëith meat, heme iron, nitrates, and nitrites in the NIH-AARP Diet and Health Study: population based cohort study”, ka bërë zbulimin e frikshëm.

Në studim u përfshinë 536.969 persona me moshë 50 dhe 71- vjeçare të cilët konsumonin rregullisht mish të kuq, të përpunuar dhe mish të bardhë. Më pas morën në konsideratë sasinë e mishit të konsumuar dhe ballafaquan sëmundjet nga të cilat ishin prekur dhe rastet e vdekjes.

Nga rezultatet e studimit rezultoi se personat që konsumonin mish, rrezikonin më shumë që të vdisnin. Më konkretisht sa i takon kushteve klinike rezultuan me probleme kardiake, infarkt, diabet, tumore, patologji të veshkave, Alzheimet, sëmundje të rrugëve respiratore dhe infeksione.

Sipas studiuesve shkaku i vdekjes mund të vijë prej hekurit që gjendet tek ushqimet me bazë shtazore, nitritet dhe nitratet.

Dhe nuk është gjithçka…

Shkencëtarët shpjegojnë se mishi i kuq është përgjegjës edhe për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe zhvillimin e parakohshëm seksual, shkruan noa.al. Parardhësit tanë konsumonin rreth një herë në javë mish, ose një total prej 5- 10 kilogramë në vit, ndërkohë që në ditët tona konsumohet dhjetë herë më shumë.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]