Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
Armela habit fansat: Ja arsyeja e vërtetë pse u ndava nga Damiano!
nga B.Marku (19/05/2017 ora 12:51)

Ata ishin një prej çifteve më të fortë dhe më të përfolur për fitoren e “Big Brother”.

Dhe brenda në shtëpinë e BB lidhja e tyre kishte premisa të vijonte për shumë gjatë.

Por duket se dyshja Armela dhe Damiano vendosën t’i japin fund sapo dolën nga Big Brother, kjo pas një zënke mes Armelës, Donjetës dhe motrës së kësaj të fundit e cila e ofendoi Armelën për shkak të ngjyrës dhe prejardhjes.

Por gjatë pasdites së djeshme, ish-banorja e Big Brother 9, në një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, u është përgjigjur pyetjeve të tyre edhe për raportin me Damianon.

Ajo pranoi se e vërteta është që historia e saj me Damianon ka marrë fund. Ata nuk janë më bashkë dhe për këtë Armela ka sqaruar edhe arsyet. Ndarja duket se është përfundimtare: “Ai ka thënë për mua “s’më h… për Armelën, dua ta heq qafe”, tha ajo duke i lënë fansat virtualë të habitur.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]