Tiranë - ‘Do të q... me zor, tregoja dhe burrit’, arrestohet manjaku që ngacmonte kunatën. Emri
nga B.Marku (19/05/2017 ora 09:45)

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim pasi është dënuar për ngacmim seksual, është arrestuar dje në Tiranë.

Në pranga është vënë Kujtim Hoxha, i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 8 muaj burg, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Ngjarja

Ngjarja për të cilën ai është dënuar daton tre vite më parë në një fshat të Tiranës: Kashar.

Hoxha, baba i katër fëmijëve, ka ngacmuar për muaj me radhë kunatën e tij, duke i kërkuar me ngulm të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Dhe kur ajo e refuzonte, ai e ka kërcënuar se do t’i shkatërronte jetën dhe familjen. Për këtë rast kanë pasur dijeni edhe familjarët e 51-vjeçarit Kujtim Hoxha, të cilët janë edhe të afërmit e të gruas që ai kërcënonte, pasi ajo është motra e bashkëshortes së tij.

E gjendur nën presionin e vazhdueshëm të bashkëshortit të motrës së saj, që i dërgonte edhe SMS ku i kërkonte seks, e dëmtuara D.M. e ka kallëzuar atë në polici.

Në fund të vitit 2015, Gjykata e Tiranës përfundoi procesin gjyqësor të nisur ndaj tij për akuzën e “ngacmimit seksual”.  Ai u shpall fajtor dhe pas një gjykimi të shkurtuar, të pranuar nga gjykata, u dënua me 8 muaj heqje lirie. Dënim që është konfirmuar më pas edhe në Apel.

SMS-të më përmbajtje seksuale

Në mars 2015, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Ngacmim Seksual” në ngarkim të të pandehurit Kujtim Hoxha.

E dëmtua, si në kallëzim ashtu dhe kur është pyetur para oficerit të policisë gjyqësore, ka deklaruar se kunati i saj i Kujtim Hoxha e ka ngacmuar seksualisht që prej muajit Mars të viti 2014. Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se i pandehuri ka kërkuar vazhdimisht që të kryente marrëdhënie seksuale me të, duke e kërcënuar se do ta shkatërronte atë dhe familjen.

Më 7 Tetor 2014, rreth orës 21:58, i pandehuri Kujtim Hoxha i ka dërguar një SMS kunatës në numrin e saj të telefonit celular 06*2794*** me tekst:

“...moj kurva m...do të q... me zor nesër në Pazar më kalove nga shtëpija jote unë kërkoje të bëjsh atë që dua unë tregoja mesazhin burrit”.

M.D. pasi ka parë SMS që i është dërguar nga i pandehuri Kujtim Hoxha ka telefonuar djalin e tij F. Hoxha duke i thëne: Thuaj babait tënd të mos shkruaj SMS në telefon, se kam për ta denoncuar ne polici.

Pas kësaj telefonate, i pandehuri i ka nisur përsëri një SMS në telefonin e kunatës me tekst me përmbajtje seksuale.

Nga këqyrja e rubrikës së mesazheve të telefonit celular të M.D., datë 08.10.2014, në numrin e saj celular 06*2794XXX evidentohen dy SMS të dërguara nga numri telefonik 0682712XXX. Në date 07.10.2014, ora 21:58, dhe në orën 22:12 e 20 sekonda, me tekst me përmbajtje seksuale.

M.D ka deklaruar se këto shprehje të dërguara me SMS ja ka thene dhe direkt asaj në prani të motrës dhe vjehrrës.

I pyetur në hetimet paraprake dhe në Gjykatë, Kujtim Hoxha ka deklaruar se i ka dërguar SMS-të me përmbajtje të tilla kunatës, jo me qellim për ngacmim seksual, por pasi asaj i ka dhen 5.000.000 (pesë milionë) leke (të vjetra) që para 5-vjetësh dhe ajo nuk ja ka kthyer.

Ky pretendim i të pandehurit nuk qëndron pasi nga të gjitha mesazhet e dërguara në numrin e saj të telefonit nuk ka shprehje për lekë borxh por vetëm shprehje të ngacmimit seksual, argumentohet në vendimin e gjykatës së Tiranës.

Gjithashtu nga ana e të pandehurit nuk u paraqit ndonjë provë shkresore që të provonte se i ka dhenë leke borxh kunatës.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]