Qumështi i devesë, më i rekomanduari aktualisht
nga O.Zylfo (18/05/2017 ora 09:23)

Sipas disa studimeve, qumështi i devesë është më i përafërti me qumështin e njeriut.

Edhe pse më pak i njohur në vendin tonë është shumë i këshillueshëm që të konsumohet rregullisht.

Disa nga përftimet kryesore të konsumimit të tij janë: kontrollimi i sasisë së sheqerit në gjak, përmirësimi i sistemit imunitar, stimulimi i qarkullimit të gjakut, luftimi i problemeve me autizëm, mbrojtja nga  çrregullimet e ndryshme të organizmit  dhe funksionimi i rregullt i punës së zemrës.

Që nga lashtësia ka qenë i përdorur gjeneratë pas gjenerate dhe ka qenë pjesë e shumë kulturave.  Është njësoj i pijshëm sikur qumështi i lopës apo i dhisë, edhe pse nëpër dyqane dhe supermarkete tek ne është më vështirë të gjendet.

Ky qumësht përmban elementet më thelbësore që i nevojiten organizmit siç janë: vitamina C, hekuri, yndyrat dhe proteina.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]