Tregoi sekretin e dobësimit, 32-vjeçarja bëhet milionere
nga O.Zylfo (18/05/2017 ora 08:34)

Një nënë tashmë po bën një jetë luksoze, pasi shpiku një dietë kur lindi fëmijën e saj të dytë.Nëna e 3 fëmijëve, Terri-Ann Nunns, 32 vjeçe nga Doncaster, përdori elementë të dietave të ndryshme për të humbur peshë. Ajo postoi në rrjetet sociale foto të ndryshimit të saj nga 95 kilogramë në 54 kg.

Sipas “Daily Mail”, pas publikimit të fotove shumë femra të tjera ishin kurioze të dinin sekretin e 32-vjeçares. Si pasojë, ajo krijoi një faqe në internet ku ka më shumë se 53 mijë anëtare dhe fiton më shumë se 500 mijë paund në vit.

  “Është sikur një ëndërr u realizua. Është shumë bukur kur ke mundësi që të kujdesesh për fëmijët pa patur probleme. Ke mundësi që të vizitosh vende që nuk ke qenë më përpara. Gjithashtu, është e habitshme se kjo ndodhi vetëm nga dëshira për të humbur peshë”, është shprehur Terri Ann.

Suksesi i saj është i madh, pasi ajo nuk ka asnjë kualifikim në lidhje me dietat.

“Bëra kërkimet e mia në dieta të ndryshme dhe planifikova palestrën. Pas 5 muajsh kërkime, mora frymëzim dhe ide nga dietat që më pëlqyen. I vendosa së bashku dhe i ndava në ata që lejohen dhe nuk lejohen. Kështu unë humba rreth 44 kilogramë”, ka shtuar 32-vjeçarja.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]