Facebook dënohet me 110 milionë euro nga BE
nga SHI (18/05/2017 ora 02:31)

Facebook është gjobitur me 110 milionë euro nga Komisioni Europian për ofrimin e informacionit të gabuar ose mashtrues gjatë hetimit të Komisionit për WhatsApp në 2014.

KE i publikoi së pari shqetësimet e saj në fund të vitit 2016. Në kohën e blerjes së WhatsApp, Facebook u tha autoriteteve të konkurrencës se nuk do t’i lidhë llogaritë dhe të dhënat e përdoruesve të WhatsApp me ato të Facebook.

Megjithatë, në gusht të vitit 2016, WhatsApp njoftoi përditësimet për kushtet e shërbimit dhe politikën e privatësisë, duke përfshirë mundësinë e lidhjes së numrave të telefonave të përdoruesve të WhatsApp me identitetet e tyre në Facebook.

Tani duket se mjetet dhe mundësita e tilla ishin në dispozicion të kompanisë edhe në 2014 dhe se stafi i Facebook ishte i vetëdijshëm për një mundësi të tillë.

Kompania pranoi shkeljen e rregullave rreth lidhjes dhe bashkimit të të dhënave. Kjo është hera e parë që KE ka shqiptuar një gjobë për dhënien e informacionit të gabuar pasi që rregullat e Bashkimit Evropian u miratuan në 2004.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]