Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
Tyson Fury merr dhuratë një Range Rover në vlerë prej 175.000 eurosh (Foto/Video)
nga SHI (18/05/2017 ora 02:29)

Tyson Fury ka marrë dhuratë një Range Rover të ri, në kohën kur i ka filluar stërvitjet para një dueli eventual kundër kampionit Anthony Joshua.

‘Gypsy King’ nuk ka hyrë në ring që nga nëntori i vitit 2015 kur ia rrëmbeu titullin Wladimir Klitschkos, ndërsa tani 28-vjeçari ka thënë se dëshiron t’i kthehet boksit.

Pos stërvitjeve, me ç’rast i ka humbur 21 kilogramë, ai po ka sukses edhe në kohën e lirë. Në një video të publikuar ditë më parë në profilin e tij në Instagram, ish-kampioni i botës e ka treguar Range Roverin e ri që e ka marrë dhuratë nga një mik i tij, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Është fjala për një Range Rover Autobiography që kushton rreth 175.000 euro.

Në përshkrimin e videos, Fury e ka falënderuar mikun e tij për këtë dhuratë dhe ka treguar se ai ka dashur që të mos i publikohej emri.Tyson pritet ta sfidojë Joshuan në prillin e vitit të ardhshëm.

Ju sugjerojmë
Nga kjo kategori
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]