Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
Ndodh çudia në Kosovë, stadiumi kthehet në tokë pjellore (VIDEO)
nga SHI (18/05/2017 ora 10:34)

Një ngjarje aspak e zakkontë ka ndodhur në Kosovë, pasi tokës ku supozohej se do të ndërtohej një stadium, i ka dalë pronari dhe ky i fundit e ka punuar tokën për ta kthyer në tokë pjellore.

"Stadiumi i quajtur "Nacional", për të cilin është marrë vendim para tre vjetësh të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, pak kilometra nga Prishtina, do të njihet - "Dardania Arena".

"Dardania Arena" ishte një prej disa propozimeve të bëra kohëve të fundit. Kishte propozime të ndryshme se si të emërtohej ky stadium, ndër to edhe "Fadil Vokrri" e "Adem Demaçi".

Por vendimi për "Dardania Arena" është marrë të mërkurën. I pari që dha lajmin për vendimin e marrë rreth emërtimit ishte kryetari i grupit të tifozëve të Kosovës "Dardanët", Lulzim Berisha, shkruan "Koha Ditore".

Ndërkohë, pronar i tokës nuk ka nguruar dhe e ka punuar tokën për ta kthyer në tokë pjellore.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]