Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
Strakosha lë gojëhapur të gjithë specialistët. Çmenden mediat italiane: Ishte spektakolar!
nga V.Prendi (18/05/2017 ora 10:13)

Thomas Strakosha ka bërë një ndeshje spektakolare ndaj Juventusit, duke qenë jo vetëm më i miri në fushë për ekipin e tij, por dhe të ndeshjes, edhe pse ekipi i tij humbi 1-0. Mediat më të mëdha në Itali si Sportmediaset, "Corriere delloSport" dhe "Gazzeta dello Sport" e kanë vlerësuar me notën 7.5 paraqitjen e tij në "Olimpico", teksa ka bërë disa pritje që kanë lënë gojëhapur të gjithë specialistët, raporton Albeu. 

"Nuk kishte asnjë faj në golat e pësuar, bën dy ndërhyrje mjaft të mira ndaj Dybala-s dhe ndaj Higuain nga fare pranë në zonë, duke shtyrë golin që do të vinte më vonë 2-0. Më las shpëton në dy raste portën e tij nga gjuajtjet e Dybala-s dhe Higuain në pjesën e dytë.

Meritë e tij që ishte një humbje e tillë e pranueshme për Lazion", shkruan "Gazzeta dello Sport" në vlerësimin për të. 

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]