Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
Sherr në sallën e operimit, kirurgu dhunon infermieren (Video)
nga SHI (18/05/2017 ora 07:28)

Një ngjarje aspak e zakonta ka ndodhur në një spital në provincën Henan të Kinës.

Menjëherë pasi paciente është larguar nga salla e operacionit dhe ndërhyrja kishte përfunduar me sukses, kirurgu flet me infermieren, njëkohësisht e dashura e tij dhe pasi ajo i kthen përgjigje ai i lëshohet duke e goditur për disa sekonda me grushte atë.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe më pas mediat kanë zbuluar se pse kishte nisur zënka mes tyre.

Personat e tjerë që morën pjesë në operacion kanë thënë se gjithçka ka nisur kur kirurgu i ka thënë infermieres se kishte shkelur protokollin gjatë operacionit dhe ajo këtë gjë nuk e kishte pranuar.

Video është bërë menjëherë virale duke u parë më shumë se 4 milionë herë në rrjetet sociale.

Ju sugjerojmë
Nga kjo kategori
Ka nje problem me terheqjen e postimeve : You have an error in your SQL syntax; check the manual that corresponds to your MariaDB server version for the right syntax to use near 'ORDER BY added_time DESC LIMIT 7' at line 1