Lajm Bombë: Sulmuesi shqiptar zëvendëson yllin e Dortmund (Foto)
nga B.Marku (17/05/2017 ora 07:27)

Ezgjan Alioski shihet si zëvendësues i mundshëm i Pierre-Emerick Aubameyang te Borussia Dortmundi.

Lajmi bombë vjen nga Zvicra dhe Gjermania, që raportohet se një sulmues shqiptar do të zëvendësojë, Pierre-Emerick Aubameyangun, i cili pritet të largohet nga Borussia Dortmund. Ai është Ezgjan Alioski, i cili luan për Luganon në Zvicër. 25 vjeçari është shënjestruar nga gjigandët e Bundesligës si zëvendësues i mundshëm i Aubameyangut.

Sulmuesi shqiptar nga Prilepi, i cili aktivizohet me kombëtaren e Maqedonisë, kërkohet edhe nga Milani, por Dormtund është një hap para italianeve, gjithnjë sipas raportimeve nga mediat gjermane. Alioski, shok skuadre me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 11 asise dhe besohet kartoni i tij në tregun e transferimeve vlerësohet 10 milionë euro.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]