Hapen arkivat, foto nudo të Lorik Canës me 2 meshkuj të tjerë (Foto)
nga B.Marku (17/05/2017 ora 04:45)

Upss! Hapen arkivat, foto nudo të Lorik Canës me 2 meshkuj të tjerë…
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana në vitin 2005 ka realizuar disa foto nudo për kalendarin e ‘Dieux du Stade’. Përveç suksesit dhe epitetit si një nga futbollistët më të mirë në shumë vende të botës, Franca i dha edhe epitetin si një seks simbol, që do të mbahet mend gjatë. Lorik Cana është mashkulli i parë shqiptar që pozoi nudo në vitin 2005, ashtu siç e ka lindur nëna, por që imazhet e tij kemi mundur t’i zbulojmë vetëm tani.

Në kohërat e beqarisë ai është përfolur për lidhje me një angleze, pastaj një franceze, romancë me disa femra të njohura shqiptare e në fund u martua me një italiane. Por imazhet që faqja Eviltëincaps.blogspot.com i ka hedhur në qarkullim pak vite më parë, me siguri do të mbeten gjatë në mendjen e femrave, të cilat kanë arritur të shohin kalendarin nudo të futbollistit shqiptar, Lorik Cana, së bashku me Christophe Dominici & Fabrice Fiorèse, të cilët duken aq të lirshëm në realizimin e këtij projekti. Për të gjithë lexuesit sqarojmë se Dieux du Stade është një kalendar profesional, që publikohet prej shumë vitesh në Francë,shkruan intv.al.

Aty pozojnë meshkuj të famshëm dhe me pamje të bukur, por që janë sportistë të njohur. Meshkujt aty pozojnë nudo, madje ka edhe foto ku meshkujt pozojnë dyshe apo treshe, në poza shumë të nxehta. Se cilit publik i drejtohet ky kalendar, ju e kuptoni vetë. Por një gjë është e sigurt, po të cilësuan zoti i stadiumit (Dieux du Stade), tregon që fati po të buzëqesh.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]