×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Policia greke jep detajet e krimit/ Identifikon vrasësit e çiftit shqiptarë
nga E.B (12/10/2017 ora 09:12)

Një  vrasje e kryer 8 muaj më parë, në lagjen Peristeri të Athinës,ka dalë sërish në skenë, pasi policia thotë se ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorët.

Duke ju referuar burimeve mediatike greke,”Lapsi.al”, raporton se në fillim të shkurtit, persona të panjohur kishin qëlluar çiftin Thanas dhe Elena Çuri,  pas kishin mësyrë në banesën e tyre. Gruaja kishte vdekur në vend, ndërsa bashkëshorti ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

Vrasësit kishin keqtrajtuar edhe djalin e familjes, të moshës 27 vjeç, që ishte person me aftësi të kufizuar.

Nisur nga fakti se në banesë u gjetën 9 mijë euro, policia e përjashtoi menjëherë që motivi i vrasjes së dyfishtë të ishte vjedhja. Ndërkaq, vajza e viktimave kishte deponuar që njeri prej keqbërësve pyeste vazhdimisht në gjuhën shqipe: “ku janë paratë”.

Tashmë, media greke, duke cituar burime të policisë thotë se vrasja e tipit mafioz kishte të bënte me mosmarrëveshje financiare midis bashkëshortit dhe një grupi të trafikut të drogës.

Ende nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve, por sipas mediave ata implikohen jo vetëm në vrasje me pagesë, por edhe në grabitje dhe gjobëvënie, kryesisht ndaj pronarëve të lokaleve të natës.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]