×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Plagosi me thikë gjyshin e gjyshen, autori shkoi te polici i bankës: I kam vrarë, njofto Policinë
nga I.M (13/10/2017 ora 09:36)

Një krim i rëndë në familje ndodhi mesditën e djeshme në zonën e “Freskut” në Tiranë, ku nipi 19- vjeçar plagosi me thikë gjyshin e gjyshen.Fatmirësisht dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, Beniamin Kaso. Të plagosurit janë Hajrie Agaj, 70 vjeçe, dhe Shaban Agaj, 80 vjeç, prindërit e nënës së autorit të ngjarjes.

Policia tha se dy të moshuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën. Por më e rëndë duket gjendja shëndetësore e 70-vjeçares, e cila, duke tentuar të kërkojë ndihmë, ka zbritur në këmbë shkallët e pallatit duke dalë në rrugë e gjakosur, deri para një banke të nivelit të dytë përballë pallatit ku banon.

Megjithatë, burimet thanë se fatmirësisht të moshuarve nuk u janë dëmtuar organet nga goditjet me thikë. Policia ende nuk e ka marrë dëshminë e çiftit të plagosur, deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, 19-vjeçari Beniamin Kaso, ka pranuar krimin, duke thënë se gjithç- ka ka ndodhur pasi gjyshërit e shanin vazhdimisht dhe ai është ndjerë i fyer.

I riu që plagosi dje me thikë gjyshen e gjyshin, sipas Policisë njihet si person problematik në zonë, kryesisht për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Madje, burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë nën efektin e drogës, kur ka goditur me thikë prindërit e nënës së tij.

Beniamin Kaso jetonte me të ëmën, që pas divorcit të prindërve të tij, por herë pas here shkonte edhe te gjyshërit, që jetonin në të njëjtën lagje me të, te rruga “Muhamet Deliu”, ku ndodhi ngjarja. Rreth orës 13:00 ai ka debatuar ashpër me gjyshërit në apartamentin ku ata banonin, debat që është dëgjuar edhe nga fqinjët. Më pas i ka goditur të dy me thikë dhe ka dalë me shpejtësi nga shtëpia, duke u kërkuar disa personave që të lajmëronin Policinë.

ARRESTIMI

Ka qenë polici privat i një banke të nivelit të dytë, përballë pallatit ku ndodhi ngjarja, ai që ka bërë neutralizimin e autorit të ngjarjes. Vetë 19- vjeçari, pasi ka plagosur gjyshërit, ka dalë në rrugë dhe i është afruar policit privat.

“Kam vrarë gjyshin e gjyshen. Njofto Policinë”, i ka thënë autori policit. Ky i fundit i ka kërkuar që të qetësohet, duke e futur brenda në bankë dhe e ka mbyllur derën me çelës nga jashtë, në mënyrë që ai të mos largohej. Më pas ka lajmëruar Policinë, që u ka thënë se brenda në bankë kishte izoluar një person që pretendonte se ka kryer vrasje. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.4, që bënë arrestimin e autorit të ngjarjes.

Dëshmitarët: Autori erdhi dhe tha se vrau gjyshërit

Të parët që janë përballur me autorin e plagosjes së gjyshërve kanë qenë një çift që kanë një biznes privat pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Beniamin Kaso është futur në dyqanin e tyre duke u thënë se kishte vrarë gjyshin e gjyshen dhe u ka kërkuar që të lajmëronin Policinë.

“Në fakt u trembën pak kur ai na tha ashtu. Por burri me qetësi i tha që shko te polici që është te banka se e lajmëron ai. Djali doli nga dyqani ynë dhe shkoi te banka. Polici privat që ishte aty e futi brenda në bankë, e mbylli derën me çelës që ai të mos dilte dhe doli që të lajmëronte Policinë. Më pas pamë gjyshen e tij që mezi po zbriste shkallët e pallatit, pasi ishte e plagosur dhe e pamë që ishte gjithë gjak. Ajo kishte dalë për të kërkuar ndihmë, por pasi ka dalë nga shtëpia, dera është mbyllur dhe ajo është kujtuar se nuk kishte çelës. Duke qenë se të shoqin e kishte brenda të plagosur, ajo është nisur për të kërkuar nipin që i goditi me thikë e t’i merrte çelësin e shtëpisë. Prandaj janë edhe ato njollat e gjakut para derës së bankës, se ajo erdhi e plagosur deri aty”, ka treguar dëshmitarja.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“S’keni parë gjë akoma”: Del prova e parë e prishjes së provave për Tahirin
"S'ka prova?! Prova për të tërë", gazetari Hoxha "mbush" me prova Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Habit portieri serb: 'Më e lehtë të luaje në Elbasan se në Serbi, këtu neve na...'
“Ta marr për leckash, turithara, shëmtira e dreqit”, simpatizantja e Tahirit ofendon gazetaren (Video)
Bëhuni gati! Nesër do të ketë reshje dëbore në këto zona të Shqipërisë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]