×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Përmbytjet “prekin” edhe futbollin shqiptar, ja çfarë ndodh me ndeshjet e kësaj jave
nga I.M (01/12/2017 ora 09:18)

Përmbytjet që kanë përfshirë një pjesë të madhë të qyteteve të vendit tonë duket se do të prekin edhe futbollin. Në fakt, ndryshimi i parë u bë që dje. Të gjithë ndeshjet e Kategorisë Superiore u zhvëndosen me një orë më herët nga orari i planifikuar në fillimi.

Kështu, nga ora 14:00 ndeshja Vllaznia – Laçi, e planifikuar për tu luajtur të dielën, do të luhet në orën 13:00. Por, në fakt kjo ndeshje edhe të tjerat janë në rrezik për tu luajtur këtë fundjavë. Shumë prej fushave të skuadrave të Superiore, Kategorisë së Parë dhe të Dytë janë të zhytur nën ujë.

Prandaj, futbolli shqiptar mund të bëjë pushim këtë fundjavë. Dhe një gjë e tillë në fakt është e detyruar, duke parë atë që po ndodh në disa qytete që janë nën ujë dhe rrugë të bllokuara. Gjithsesi, një vendim përfundimtare rreth ndeshjeve të kësaj fundjave pritet të jepet sot nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]