×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Për çfarë e ka fjalën Basha? Ndërkombëtarët pritet të shkundin qeverinë e PS?
nga B.Marku (13/10/2017 ora 10:57)

Kreu i opozitës Lulzim Basha teksa ka marrë fjalën pas kryeministrit Edi Rama, ka sulmuar deputetët e mazhorancës teksa i ka quajtur kukulla pa integritet.

Ky që për të fshehur lepurin në bark, atij që i thotë vetes kryeministërdhe deputetët e tij që qeshinin nga zori, për cfarë qeshnit? Për ata që u vranë në lushnje para dy ditësh? apo për atë plakun që u plagos nga breshëria, apo për atë që u plagos nga tritoli në Vlorë?
O kukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi. Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet dhe i isolli në këtë sallë. E harruat Elvisin?

Teksa ne lidhje me situaten e krimit dhe droges ne vend Basha tha se ne ditet ne vijim pritet qe te dalin te dhena tronditese nga faktori nderkombetar.

“Dua të paralajmëroj se krimi dhe droga janë kthyer në adrenalinën e Shqipërisë. Shqipëria prodhon dhe konsumon drogë dhe krim e nënproduketet e krimit. Paratë e krimit po depërtojnë kudo, sektori i ndërtimit po bie në dorë të krimit, turizmi po bie në dorë të krimit, të dhëna tronditëse do publikohen në javët e ardhshme nga parnerët ndërkombëtarë për këto cështje. Sektori bankar në industrinë e pastrimit të parave të drogës me mbështetje të drejtpërdrejtë nga ty Edi Rama.

Dua t’ i bëj thirrje komunitetit ndërkomëbrtar të rrisë trysninë e gjithanshme ndaj Edi Ramës që ai të ndërpresë mbrojtjen që i jep krimit e t’i japë fund aleancës me krimin për hir të sigurisë në rajon e kudo. Ky duhet dhe do të jetë fillimi i fundit”.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]