×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Pas lamtumirës në Loro Boriçi, Cana shkruan një mesazh falenderimi që na bën të gjithëve të qajmë
nga B.Marku (10/10/2017 ora 07:42)

Lorik Cana dje i dha zyrtarisht lamtumirën kombëtares shqiptare, ashtu si edhe futbollit të luajtur. Çasti emocionues i shkelmimit të topit ndodhi para ndeshjes Shqipëri-Itali në "Loro Boriçi".

Sot ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke falenderuar të gjithë për mbështetjen ndër vite. Fjalët e tij janë me të vërtetë emocionuese.

Të nderuar miq, vëllezër e motra! Do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme, miqtë e mi, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkëpunëtorët, tifozët dhe çdo shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve të karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje. Zoti ju ruajttë juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë të dashur! FALEMINDERIT për të gjithë Ju! Me respekt, i Juaji, Loriku".

Kaq ishte, tifozë kuqezi! Një legjendë është pjesë e historisë.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“S’keni parë gjë akoma”: Del prova e parë e prishjes së provave për Tahirin
"S'ka prova?! Prova për të tërë", gazetari Hoxha "mbush" me prova Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Habit portieri serb: 'Më e lehtë të luaje në Elbasan se në Serbi, këtu neve na...'
“Ta marr për leckash, turithara, shëmtira e dreqit”, simpatizantja e Tahirit ofendon gazetaren (Video)
Bëhuni gati! Nesër do të ketë reshje dëbore në këto zona të Shqipërisë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]