×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Paraqitja kundër Italisë e ka vendosur Grezdën në “radarin” e ekipeve të Serisë A
nga E.B (13/10/2017 ora 04:41)

Paraqitja e mirë në ndeshjen Shqipëri-Itali e ka vendosur talentin gjakovar Eros Grezda në qendër të vëmendjes së ekipeve italiane.

Një shkrim nga “Tuttomercatoweb”, ngre në piedestal paraqitjen e futbollistit të Osijek dhe shkruan se disa klube nga Italia po shfaqin interes për të.

22-vjeçari ka luajtur për dy sezone me Lokomotivën e Zagrebit ku shënoi 14 gola, ndërkohë këtë verë ai u transferua tek Osijek, po në Kroaci, dhe ka një kontratë me këtë ekip deri në vitin 2021.

Deri më tani interes konkret për Grezdën ka shfaqur Krotone, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që ekipe të tjera të Serisë A të futen në garë për mesfushorin me tipare sulmuese.

Gjatë ndeshjes së luajtur të hënën në stadiumin “Loro Boriçi” Grezda u shfaq lojtari më me grind në fushë duke vënë shpesh në vështirësi portierin veteran Xhanluixhi Bufon. 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]