×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
Panuçi: Ishte ndeshje e vërtetë, nuk lejoj asnjë futbollist të…
nga shqiperiaime.al (13/11/2017 ora 08:41)

Trajneri Kristian Panuçi u shpreh i kënaqur në mikrofonin e RTSH-së pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë. Për italianin mënyra se si u arrit fitorja është më e rëndësishme se fitorja.

Për ndeshjen

“Ishte një ndeshje shumë e vërtetë. Kemi luajtur deri në momentin e fundit. Ishte fruti i një punë dhe i angazhimit gjatë gjithë javës. Nuk ka miqësore në ekipin kombëtar. Skuadra përfaqësuese shkon përtej këtyre ndeshjeve.”

Problemet në mbrojtje

“Duhet të punojmë. Kemi pësuar dy gola të evitueshëm. Por edhe ata kanë lojtarë cilës.”

Kartoni i kuq

Nuk i lejoj asnjë futbollisti të kaloj në konfrontime të tilla, aq më tepër me arbitrin.”

Prurjet e reja

Jam i kënaqur me prezantimin e tyre. Janë pjesë e ekipit kombëtar për të përgatitur një grup të plotë për kualifikueset e Europianit

Cfarë presim në vitin 2018?

Nuk bëhet fjalë për një fitore. Kemi bërë një futboll shumë të mirë. Jemi detyruar të vuajmë pjesën e dytë. Mënyra sesi si arritëm fitoren është më e rëndësishëm se fitorja. Jam shumë i lumtur, për mënyrën sesi djemtë po e perceptojnë atë që unë dua. Do të vijojmë me qetësi dhe seriozitet. Një diçka që dua të them është që nuk di sa vite kishte pa fituar Shqipëria me Turqinë.

Për ndeshjen Itali-Suedi.

Unë jam italian. Do të jem krenar në qoftë se Italia kalon, por nuk kam ku ta ndjek ndeshjen.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]