×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Orest Sota ngel në burg, avokati: S'ka prova, 860 mijë euro dhe 5-fish i tyre janë të babait
nga shqiperiaime.al (26/12/2017 ora 12:55)

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk ka pranuar që të ndryshojë masën e sigurisë ndaj Orest Sotës, biznesmenit nga Elbasani, duke e lënë atë në burg.

Fatmir Braka, avokati mbrojtës i Orest Sotës, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ka thënë para mediave se nuk ka asnjë provë që klienti i tij të mbahet në burg dhe se gjykata po vepron në mënyrë të padrejtë, e ndikuar edhe nga ngjarjet politike.

Braka u shpreh:

Nuk ka prova fare që ai të mbahet në burg. Nuk ka një akuzë. Gjykata, të ndikuara nga politika aktuale, mbajnë peng Orest Sotën. Ai po mbahet në burg në mënyrën më të padrejtë.

Gjykata, në mënyrë narrative, bëri kundërshtim formal të kërkesave tona. Orest Sotës nuk kanë çfarë t'i marrin më. Paratë, telefoni, makinat i janë bllokuar. Nuk kanë çfarë të kqyrin më pas dy muajsh. Në këto kushte, ai mbahet në mënyrë të padrejtë në burg.

Avokati Fatmir Braka foli edhe për burimin e të ardhurave të parave që iu gjetën në makinë biznesmenit nga Elbasani, ndërsa u shpreh se ato para janë të të atit të Orestit, Lefter Sotës dhe se ai jo vetëm që mund të justifikojë shumën që iu gjet në makinë të birit, por edhe 5-fish më shumë se aq.

Avokati tha me bindje:

Prokuroria nuk foli më për dyshime të parave në pronësi të një personi tjetër, Saimir Tahirit që është përmendur. Paratë janë 100% të Lefter Sotës, babait të Orestit.
Lefter Sota nuk justifikon vetëm ato para që janë gjetur në makinën e të birit, por edhe 5-fish më shumë, sepse kompania e tij është me të ardhura të mëdha. Vetë Lefter Sota e pranon se ato para janë të tijat, jo të të birit, të Orestit.

Nuk ka asnjë provë që të implikojë Orest Sotën, si për patentat që iu gjetën në makinë, si për udhëtimet jashtë vendit. 100 lepuj nuk përbëjnë një kalë. 100 fakte nuk përbëjnë provën".

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]