×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Njihuni me bizneset dhe pasurinë marramendëse të Presidentit Erdogan (Foto)
nga B.Marku (13/10/2017 ora 01:15)

Si president i Turqisë që nga viti 2014, Reçep Tahip Erdogan ka zhvendosur gradualisht sistemin demokratik të vendit drejt autokracisë. Si njeriu i 56-të më i fuqishëm në botë, Erdogan ka forcuar vazhdimisht fuqinë dhe pasurinë e tij.

Ai ka bllokuar protestat demokratike në Stamboll dhe qeveria e tij është dënuar gjerësisht për burgosjen e gazetarëve, kundërshtarëve politikë dhe akademikëve.

Në korrik të vitit 2016-ës, ai mbijetoi në një përpjekje për ta larguar nga pushteti, megjithëse shumë ekspertë kanë pyetur nëse grushti i dështuar ishte një "flamur i rremë" i projektuar për të ndihmuar Erdoganin të pastrojë më tej armiqtë politikë.

Duke parë të ardhurat e tij në vitin 2015, presidenti turk fitoi gjithsej 58 milionë dollarë ndërmjet vitit 2014 dhe 2015. Ai ka pasur fitime të mahnitshme dhe të ardhura personale që vijnë nga burime të ndryshme si investime,  aksione, dhe shitje pronat.

Paga e Rexhep Tajip Erdogan është vlerësuar në 17,000 dollarë në baza mujore, shkruan syri.net. Por Erdogan ka investime shumë tërheqëse të cilat kanë cuar drejt pasurisë së tij marramendëse.

Vetëm Pallati i tij Presidencial vlen 500 milionë dollare.

Ai ka një marrëveshje miratimi të nënshkruar me kompaninë kozmetike “ CoverGirl” e cila i jep atij një pjesë të madhe të të ardhurave të tij.

Për më tepër, ai zotëron një ekip futbolli të quajtur si "Engjëjt e Stambollit".

Ai gjithashtu zotëron rrjetin e tij të restoranteve të quajtur "The Fat Erdogan Burger" dhe kohët e fundit ai ka nisur markën e vet të Vodka të quajtur “Pure Wondererdogan”.

Të gjitha këto investime tregojnë aftësinë e tij në biznes,  e cila duket s kombinohet më së miri nga aftësitë e tij politike dhe administrative.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]