×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Ngjarja në Elbasan, pretendimi i Bashës: Ja ku fshihen anëtarët e bandës
nga E.B (11/10/2017 ora 01:43)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak javë më parë në Elbasan, ku anëtarët e një bande qëlluan me armë makinën e zyrtarit të lartë të policisë.

 Në një dalje për media, Basha tha se të dyshuarit kryesorë të kësaj bande u larguan nga vendi i ngjarjes me ndihmën e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ata ndodhen në një vend të Bashkimit Evropian.

“Të dyshuarit kryesorë të bandës në Elbasan janë larguar me ndihmën e Ramës dhe ndodhen në një vend të BE”,tha Basha.

Më tej, kryedemokrati komentoi dhe Barometrin e Ballkanit, i cili e cilësonte Shqipërinë një ndër vendet më të varfra në rajon. Basha tha se motivi kryesor pse ky vend po bëhet i pajetushëm është gjendja e rënduar ekonomike, ku 30% e qytetarëve nuk paguajnë dot faturat.

“Të parët në Ballkan për numrin e qytetarëve që duhet të largohen nga vendi. Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend? Motivi kryesor, gjendja e rënduar ekonomike. Barometri konfirmon se 30% e qytetarëve nuk paguajnë dot faturat. Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skenë të pagesës së TVSH. Përfytyroni sa do rritet numri i të papunëve. Para kësaj gjendjeje dramatike çdokush mund të pyes çfarë bën kryeministri, ai s’do t’ia dijë, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar. Rruga e daljes? PD do të luftojë fort, do të paraqesim propozimin tim për TVSH e bizneseve. Do zhvillojmë betejë kundër krimit, drogës. Por çdo masë e lëvizje do të jetë e pamjaftueshme, nëse nuk ndërhyjmë me themel, së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me këtë një qeveri është e detyruar ti japë llogari qytetarëve. Sot Rama i jep llogari bandës”, shtoi Basha.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]