×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
Ndryshon skenari, Adriatik Llalla në detyrë deri në fillim të marsit
nga I.M (15/11/2017 ora 09:32)

Mazhoranca ka vendosur të shmangë një përplasje të re politike sa i takon mandati të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ditët e fundit ka nisur një debat politik, pasi jo zyrtarisht është folur se Llalla do të kërkojë zgjatje të mandatit për shkak të ndryshimeve ligjore. Ai në 3 dhjetor mbyll mandatin 5 vjeçar dhe është folur se kryeprokurori do të kërkojë dhe 2 vite të tjera, për shkak se me ndryshimet ligjore mandati i kryeprokurorit është 7 vjet. Mazhoranca e ka bërë të ditur se nuk do e lejojë një gjë të tillë. Skenari i përfolur deri më tani ishte ai i emërimit të një kryeprokurori të përkohshëm derisa të zgjidhet kryeprokurori i ri.

Mirëpo nuk do të ndodhë kështu. Sapo doli në skenë një plan i tillë, ka pasur reagime shumë të forta nga ana e opozitës, pasi Basha ka deklaruar hapur se nuk do lejojë një veprim të tillë që synon kapjen e organit të akuzës. Pra zgjedhja e një emri të përkohshëm mund të provokojë përplasje të forta politike dhe mazhoranca ka vendosur që të shmangë një debat të tillë, por njëkohësisht të heqë dhe përgjegjësinë e saj sa i takon mandatit të Adriatik Llallës. Burime të sigurta të gazetës thanë se PS ka vendosur që të presë ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Skenari i mazhorancës është që Adriatik Llalla të mbetet në detyrë deri në ngritjen e KLP, institucion që do të bëjë përzgjedhjen e emrit të ri.

Pra më 3 dhjetor nuk do të kërkohet largimi i tij, por Llalla do qëndrojë në detyrë, me shumë gjasë deri në muajin mars. Në javën e parë të dhjetorit pritet të jepen efektet e para të vetingut dhe emrat e parë që do të verifikohen janë kandidatët e KLGJ e KLP. Pritshmëritë e mazhorancës janë që brenda 3 muajve këto dy organe të jenë tërësisht funksionale. Sipas ligjit të ri, është KLP që bën propozimin e kryeprokurorit dhe më pas Parlamenti e zgjedh me 84 vota. Pra PS do ja lërë në dorë KLP të vendosë nëse Llalla duhet të qëndrojë në detyrë, apo do duhet të ketë dhe 2 vite të tjera mandat. Për këtë arsye kryeprokurori do qëndrojë në Prokurorinë e Përgjithshme deri në muajin mars dhe pastaj mbetet të shihet.

Parashikimet në Kushtetutë

Në nenin 148/a të Kushtetutës janë treguar dhe procedurat që ndiqen në përzgjedhjen e emrit të ri.Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë

transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit. “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar”, thuhet aty

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]