×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Nard Ndoka ia plas në fytyrë Ramës:"Je në mbidozë kokaine, ke pirë 6 shishe ujë, ja ku i ke provat"
nga B.Marku (13/10/2017 ora 12:07)

Nard Ndoka nuk i ka ndalur akuzat e tij ndaj Edi Ramës dhe i është bashkuar fjalës së Sali Berishës, i cili u shpreh se kryeministri është nën efektin e kokainës.
Berisha u shpreh:

Pse kruhet gjithë kohën që flet Edi Rama? Ka vetëm një shkak dhe ajo është kokaina. Lexoni simptomat e mbidozës së kokainës. Mund të thoni se është një çështje personale. Jo, ky ka vendosur të pranojë drogën e sotshme shqiptare me vizat e kokainës".

Si replikë Rama përmendi edhe Nard Nokën, për të cilin u shpreh:

E dëgjova me vëmendje fjalën dhe mbajta shënime. Tha “Peshkatari është peshku i madh". Ftoj deputetin Ndoka ta zgjidhë në gjyq për çështjen e autorit".

Nga ana e tij, Nardi i dha një nga një provat që tregojnë se Edi Rama është nën efektin e kokainës dhe mbidozës së saj:

Është nën efektin e kokainës. Unë s'kam besim tek doktori që kemi këtu, por një doktor i ngjashëm më thotë që shenjat e tij janë tipike të një përdoruesi kokaine. Kush pi kokainë kruhet dhe nxjerr. Ju i keni të dyja këto.
Duke qenë nën efektin e kokainës kemni pirë 6 shishe ujë. Merr edhe shishet e ministrave, atyre që nuk janë përdorues të kokainës. Pini ujë dhe ulni nivelin e kokainës në gjak dhe në tru".

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]