×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Mjekët venë alarmin: Ja çfarë thonë për ndotjen e ajrit dhe duhanpirjen
nga E.B (13/10/2017 ora 04:00)

Rreth 650 raste të reja diagnostikohen çdo vit me kancer në mushkëri vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Po kaq është edhe numri i të prekurve nga sëmundje të tjera pulmonare. Mjekët bëjnë përgjegjës kryesor ndotjen. Sipas tyre, produkte që prodhohen nga diegia e hidrokarbuareve janë shkaku kryesor i kancerit në mushkëri. 

Ndotja e ajrit dhe duhanpirja kanë rritur ndjeshëm të sëmurët me probleme në mushkeri në vendin tonë. Mjekët flasin për shifra alarmante. Vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kërkojnë ndihmë të specializuar rreth 1300 persona në vit, gjysma e tyre për sëmundje malinje. 

 Për shkak të situatës së krijuar “Ajër i pastër, mushkëri e shëndeteshme” ishte tema e kongresit të nëntë të shoqatës së pneumologëve, ku mjekë të huaj dhe vendas kishin një sërë sugjerimesh për institucionet në vend. 
 
Kanceri sipas Institutit te Statistikave, vitin e shkuar ishte shkaku i parë i vdekjve në vendin tonë, ndërsa sëmundjet kronike të mushkërive, sipas mjekëve, invalidizojnë pacientin ndërkohë që kanë edhe një kosto të lartë trajtimi. Një i sëmurë me SPOK, vetëm për trajtim duhet të shpenzojë rreth 7 mijë e 500 dollarë në vit./ ABCNews
Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]