×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
Miliarderë me bluza të bardha. Njihni 15 mjekët më të pasur në botë
nga I.M (13/11/2017 ora 01:49)

Mjekët gjithmonë kanë pasur reputacionin e njeriut të pasur.Ndërkohë që kjo mund të mos jetë e vërtetë për çdo mjek, për ata që bëjnë pjesë në këtë listë është më se e vërtetë.Pasuria e këtyre mjekëve shkon në ekstreme, edhe pse pjesa më e madhe e saj nuk është ngritur thjeshta nga ushtrimi i këtij profesioni.Patrick Soon Shiong

1Ky mjek u bë një sipërmarrës e më pas filantrop pas një revolucioni që bëri në mënyrën e trajtimit të kancerit.Ai konsiderohet si një nga mjekët më të pasur në botë me një pasuri që arrin deri në 12 miliardë dollarë.Pasuria e tij përdoret për qëllime të mira: financimit të spitaleve të fëmijëve si dhe kërkimit të zgjidhjeve kundër rritjes së kostove të kujdesit shëndetësor.

 Thomas Frist

2Ky mjek ka punuar si kirurg i forcave ajrore para se të punonte me babanë e tij për të ngritur disa spitale.Kompania e tij qarkullon mbi 29 miliardë dollarë në vit me shit-blerjen e spitaleve.Dr. Thomas Frist tani ka një pasuri mbi 7 miliardë dollarë.

Phillip Frost

3Dr. Phillip Frost ka marrë një doktoraturë në mjekësi si dhe ka qenë pedagog në degën e dermatologjisë.Më vonë do të ndërtonte kompaninë farmaceutike të quajtur Ivax dhe më pas do ta shiste atë për 7.8 miliardë dollarë.Ai është tani kreu i “Teva Pharmaceuticals” dhe ka një pasuri prej 3.8 miliardë dollarësh.

Wu Yiling4Wu Yiling ka praktikuar mjekësi kineze për 11 vjet para se të bëhej milioner.Ai themeloi një kompani farmaceutike në 1992 dhe shiti medikamente bimore për një gamë të gjerë sëmundjesh.Kompania e tij është mjaft e suksesshme sot.Pasuria e tij shkon në 1.7 miliardë dollarë.

Gary Michelson
5Gary Michelson është i njohur për zotësinë dhe zgjuarsinë e tij me mbi 250 patenta në pajisje ortopedike, instrumente dhe metoda që mbajnë emrin e tij.Ai zotëron një pasuri prej 1.55 miliardë dollarësh, pas një marrëveshjeje ligjore me “Medtronic” për përdorimin e patentave të tij.Tani Dr. Gary është një avokat i zoti në mbrojtje të kafshëve dhe ka krijuar çmimin Michelson në funksionon të gjetjes së një mënyre jo-kirurgjikale për të sterilizuar qentë dhe macet.

Dr. Phil 6Me një pagë vjetore prej 80 milionë dollarë dhe një pasuri prej 280 milionë dollarë, ky personalitet televiziv ka bërë që kualifikimi i tij të punojë për të.Diploma në psikologji solli një karrierë të respektuar si psikolog.Fati nisi kur u shfaq në “Oprah Winfrey Show” e më pas në emisionin e tij talk-show, “Dr Phil Show”, një nga shfaqjet më shikueshmëri më të lartë sot për sot.

7James Andrews

Dr. James Andrews është kirurgu më i mirë i atletëve.Pasuria e tij varion nga 10 deri në 100 milionë dollarë (nuk dihet shifra e saktë).Sido që të jetë ai është mjeku ku të gjithë lojtarët e dëmtuar shkojnë, të sigurt se do të marrin kujdesin më të mirë.

Terry Dubrow

8Terry Dubrow është një nga mjekët më të kërkuar në kirurgjinë plastike në Orange County.Popullariteti i tij është rritur përmes shfaqjeve të tij televizive si “The Swan” dhe “Real Housewives” të Orange County.Lista e tij e pritjes është 6 muaj e gjatë dhe pasuria e tij është 30 milionë dollarë.

9Leonard Hochstein

Një tjetër kirurg plastik kryeson listat si ndër mjekët më të pasur.Dr. Leonard Hochstein ka një pasuri prej 20 milionë dollarësh, falë punës së tij dhe cilësimit si një nga kirurgët më të mirë plastik në Majami.Ai është i specializuar në zmadhimin e gjoksit.
Robert Rey

10Një tjetër kirurg plastik dëshmon edhe një herë që vaniteti dhe mediokriteti njerëzor për mjekët shndërrohet në shuma të mëdha parash.Robert Rey ka bërë mbi 100 shfaqje të ndryshme televizive dhe më e famshmja ishte ajo në “Dr. 90210”.Ai është i njohur në të gjithë Beverly Hills si një nga kirurgët më të mirë plastikë dhe ka krijuar një pasuri prej 15 milionë dollarësh.

Garth Fisher

"Nip/Tuck" Season Two Premiere - ArrivalsEdhe Garth Fisher është i famshëm në Beverly Hills.Ai është kirurgu plastik i “Extreme Makeover” duke u bërë kështu kirurgu plastik më i pasur dhe më i famshëm.Ai ka një pasuri rreth 15 milionë dollarë.

 12Dr Oz

Dr. Oz është një tjetër mjek që u rrit në famë përmes shfaqjeve të tij në “Oprah Winfrey Show”.Ai është një kirurg kardiotorakal, por është bërë i njohur përmes shfaqjeve televizive dhe librave të tij.Ky mjek ka sot një pasuri prej 14 milionë dollarësh.
Paul Nassif

NBCUniversal's Summer Press Day - ArrivalsEdhe një herë kirurgjia plastike e Beverly Hills sjell një mjek në listë.Paul Nassif është i njohur në të gjithë botën për aftësinë e tij për të krijuar hundën e përsosur duke përdorur teknika të ndryshme të prerjes.Studimi i hundëve çdo ditë i ka sjellë atij një pasuri prej 14 milionë dollarësh.

14Travis Stork

Travis Stork shkoi drejt famës duke u shfaqur në fillim në “The Bachelor”.Pastaj filloi duke u shfaqur rregullisht në emisionet e Dr. Phil si një ekspert i shëndetit dhe fitnesit.Në 2007-ën ai mori ftesë për marrë pjesë në “The doctors” që mbetet një nga shfaqjet më popullore televizive.Ka fituar një pasuri prej 8 milionë dollarësh.

Sanjay Gupta

15Sanjay Gupta është neurokirurg si dhe një gazetar shumë i respektuar në CNN.Guptas iu ofrua edhe posti i Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara nga presidenti Barack Obama. Ai e refuzoi këtë post, sepse donte të përqendrohej në familjen dhe karrierën e tanishme.Ai ka një pasuri prej 4.5 milionë dollarësh.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]