×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Lapsusi i Deputetit të PD, nxjerr identitetin e mjekut që denoncoi skandalin e Ramës (Foto(
nga B.Marku (13/10/2017 ora 12:56)

Deputeti i PD Bardh Spahia ka nxjerrë zbuluar identitetin e denoncuesit të një skandali. Deputeti i ka fshirë emrin por ka dhënë një detaj të rëndësishëm, djegien e makinës në shkurt të këtij viti. Me një kërkim të thjeshtë, rezulton se në shkurt të 2017-ës është djegur makina tip “Opel Vektra” e radiologut vlonjat Egli Veliu.

Asokohe radiologu tha se dyshontë që zjarri në makinë të ishtë një ‘hakmarrje’ pikërisht për deklaratën e tij në emisionin investigativ stop, më datë 6 shkurt kur tha se mamografia nuk punon prej një viti dhe se “është raportuar për defektin”. Edhe skandali që mjeku ka denoncuar te deputeti është sërish mamografia.

Në vlorë vjen sot pseudo qeveria për fundjavë dhe me vete do sjellin një kamion për bërjen e mamografisë kur mamografia në vlorë ka që në 2007 dhe ka 2 vjet që nuk punon, ose nuk duan ta venë në punë”, i shkruan mjeku deputetit duke nxjerrë kështu në dritë një skandal pikërisht në muajin sensibilizues për sëmundjen e kancerit të gjirit.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]