×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Kur takohen dy “të fortë” (Video)
nga E.B (13/10/2017 ora 03:25)

Steven Seagal është padyshim një person kundër rrymës. Nëntorin e një viti më parë mori pasaportën ruse duke thënë se shpresonte që gjesti i tij t’u vinte në ndihmë marrëdhënieve të tensionuara Moskë-Uashington.

Tani, zgjodhi të takohet me Rodrigo Duterten pikërisht në kohën kur Presidenti filipinas është vënë në shënjestrën e kritikave të ashpra mbi luftën e tij famëkeqe kundër drogës, që ka marrë me mijëra jetë njerëzish, përfshirë edhe dhjetëra fëmijë të përshkruar nga Dutete si “dëm anësor”.

Takimi u zhvillua në pallatin presidencial në Manila. Pamjet filmike të transmetuara nga kanali shtetëror RTVM tregojnë sesi aktori i njohur i filmave aksion bisedon shumë përzemërsisht me kreun e shtetit filipinas.

Në deklaratën e lëshuar më vonë nga zyra e shtypit të Presidentit sqarohej se Duterte ka folur mbi qëndrimin e ndaj drogave të paligjshme, por pastaj i ka dhënë bisedës tone më të çlirta, kur i ka treguar Seagalit sesi kishte marrë dikur leksione karateje.

Aktori, njëkohësisht specialist i arteve marciale, po kërkon në Filipine një vend të përshtatshëm për xhirimet e filmit të ri të tij, i cili do të ketë për subjekt lëndët e paligjshme narkotike dhe krime të tjera. /TCH/

 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]