×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Kryemadhi e Basha: Të gjithë në front kundër krimit dhe Edi Ramës
nga E.B (12/10/2017 ora 10:03)

Në një format të pazakontë, drejtuesi i emisionit “Opinion’, Blendi Fevziu ka bërë bashkë krerët e dy partive opozitare, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, duke i vënë në sinkron për t’u koordinuar “kundër qeverisë, Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me kimin”, sipas dy krerëve të LSI dhe PD.

“Ku do konsistojë? Çfarë bashkëpunimi do keni”, i ka pyetur Blendi Fevziu, ndërsa si Basha dhe Kryemadhi kanë qenë në sikron të plotë duke thënë se rreziku më i madh i vendit është Edi Rama.

Basha e Kryemadhi duket se kanë rënë dakort të bashkohen në një "front kombëtar kundër krimit dhe Edi Ramës".

Basha:

Pozicioni ynë varet nga raporti me qytetarët. Ne e kemi nisur këtë betejë në vitin 2013. E kemi vijuar me frontin kundër drogës, dekriminalizimin e deri te çadra e lirisë. U mbyll me izolimin e Partisë Demokratike nga indiferenca dhe budallalëku. Po flas për mediat, për qytetarët, shoqërinë civile që duhet të bashkohen se për ndryshe vendi do shkojë në një situatë katastrofike.

Përgjegjësia tonë është t’i themi gjërat troç dhe të tregojmë me gisht përgjegjësin e vetëm që është Edi Rama. Më vjen mirë që në këtë llogore është edhe Monika Kryemadhi, kjo nuk është llogore politike, kjo është llogore për Shqipërinë. Unë kam folur me emra. Ky është Edi Rama të mërkurën hedh cuba kundër opozitës. Megjithatë ne nuk jemi këtu për të qarë hallin tonë por për ata që nuk flasin dot. Ata që zëri i tyre nuk dëgjohet sepse krimi ka kapur edhe mediat.

Kryemadhi:

Edi Rama është sot rreziku më i madh kombëtar. Ne nuk kemi përdorur kurrë banda për të marrë pushtetin, kush do i përdorë. Kam një foto këtu, Edi Rama ka dalë foto me 8 veta, të tetë ata janë në kërkim nga policia. Po kwrcwnohen qytetarwt, po u marrin pronat, po i marrin fwmijwt. Tw gjithw do bashkwpunojmw kundwr kirmit nw njw front tw hapur.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]