×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Ilir Meta ka një lajm të keq për të gjithë qytetarët kosovarë
nga B.Marku (13/10/2017 ora 01:27)

“Marrja e nënshtetësisë shqiptare për t’iu gëzuar liberalizimit të vizave s’e zgjidh problemin e zhbllokimit të proceseve integruese të Kosovës”. Kështu tha në një intervistë dhënë për “Radio Televizionin e Kosovës – RTK”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

“Kërkesën e Thaçit për pasaportat e vlerësoj si një protestë në emër të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Kushtëzim jo i drejtë dhe racional i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me çështjet e demarkacionit. Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. S’është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të mos i gëzohen liberalizimit të vizave. Po të varej prej meje dhe për dëshirën e institucioneve të tjera të Shqipërisë kjo gjë do të ishte bërë që dje e jo që sot.

 Kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës. Marrja e nënshtetësisë shqiptare për t’iu gëzuar liberalizimit të vizave s’e zgjidh problemin e zhbllokimit të proceseve integruese të Kosovës. Shqipëria është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë. Një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues që ka një propozim i tillë. Duhet të shtojmë përpjekjet tona për të zhbllokuar çështjen e liberalizimit të vizave. Duhet të punojmë dhe në mirëkuptim dhe në mirëbesim edhe me palët e Malit të Zi, por edhe me BE për çështjen e demarkacionit.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]