×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
I quajti 'kazan', emisioni i famshëm italian, përgatitet të 'fundosë' Ramën (Video)
nga B.Marku (14/11/2017 ora 08:24)

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Skype, gazetari i emisionit Le Iene, Taulant Kopliku  ka dhënë informacione të detajuara, për emisionin Kolaudim në In Tv, mbi reportazhin e bërë në qytetin e Bulqizës.

I transmetuar pak javë më parë, ai flet për kushtet e vështira në të cilët jetojnë banorët e këtij vendi, ku në fokus janë fëmijët e moshës 10-13 vjeç, të cilët lënë shkollën për të mbledhur krom që të sigurojnë të ardhurat minimale.

Gjithashtu gazetari i Le Iene  ka hedhur dritë mbi deklaratën e kryeministrit Rama, duke thënë se pamjet e shfaqura nuk janë nga arkiva, por janë shumë aktuale dhe të kohës, duke e faktuar atë gjatë intervistës në Kolaudim.

Ajo që ka rënë më shumë në sy gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë është zbardhja e reportazhit më të ri që pritet të bëhet nga gazetarët e Le Iene. Këtë herë, pjesë e investigimit janë lidhjet e klaneve shqiptare të drogës dhe atyre të Catania.

 Kopliku ka zbuluar për In Tv, se ky reportazh ka nisur të planifikohet  pas daljes së skandaleve në lidhje me drogën në Shqipëri. Ai u shpreh se kanë mbledhur shumë materiale dhe informacione në lidhje me situatën e kanabisit që është krijuar mes dy vendeve.

“Kemi dokumenta! Bëhet fjalë për trafiqe të mëdha droge mes dy shteteve, Shqipëri-Itali”, ka thënë gazetari i emisionit Le Iene për Kolaudim.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]