×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
21 ore më parë
Gruaja që përzunë nga Amerika: Në Shqipëri të vrasin se flet greqisht
nga shqiperiaime.al (13/11/2017 ora 04:15)

Një grua nga Shqipëria pritet të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka jetuar prej vitit 2002. Mediet amerikane shkruajnë, se Denada Rondos është e martuar me Viron Rondos, një minoritar grek, i lindur në Shqipëri.

Për të përfituar azil në Shtetet e Bashkuara, çifti ka thënë në mediet e huaja, se grekët nuk janë të dashur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksët. Madje, ai ka thënë se një shok të tij e kanë vrarë vetëm pse flet greqisht.

32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të. Përgjigja për dëbim i kishte ardhur të premten.

Tre fëmijët Niko (7), Katarina (5) dhe Alexandra (1), do të shkojnë me nënën e tyre në Shqipëri, ku sigurisht që nuk janë të rrezikuar nga askush. Drama në këtë rast është se burri, Vironi, nuk do të dëbohet, ndërsa e shoqja po. Viron Rondo është pronar i një lokali në Amerikë./L.P.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
Skandali/ Iva Aliko nxjerr në shesh thithkat e gjoksit të saj live në emision (Foto+18)
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]