×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
21 ore më parë
Gruaja myslimane indiferente ndaj kufomave në sulmin e Londrës, zbulohet kush fshihet pas fotos që tronditi rrjetin
nga I.M (14/11/2017 ora 01:19)

Fotografia e së resë me shami e cila është postuar në një nga 2700 llogaritë falso të krijuara nën hijen e Kremlinit është një përpjekje e Rusisë për të shpërndarë fake news dhe për të influencuar në politikën britanike dhe amerikane. Kjo ka shkaktuar dhe një reagim të ashpër nga kryeministrja britanike Teresa May e cila ka sulmuar Putinin dhe ndërhyrjen ruse në demokracinë perëndimore.

Fotografia e gruas myslimane që flet në telefon teksa është duke ecur pranë viktimave të sulmit në urën Westminster në Angli u bë virale në Twitter si një simbol i indiferencës së islamikëve përkundrejt tmerrit të sulmit të 22 marsit. Nuk patën vlerë as shpjegimet e autorit të fotos, 28-vjeçarit Jamie Lorriman, i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur vajzën, duke thënë se e reja me hijab në realitet ishte e tronditur dhe e traumatizuar.

Versioni më i shpërndarë në Twitter ishte ai që u shpërnda me foton e etiketuar #Ban Islam që thoshtë :” Gruaja myslimane nuk kushton as vemendjen me të vogël për tmerrin e sulmit, ecën qetësisht afër nëj burri që po vdes dhe kontrollon telefonin e saj, shkruan corriere, raporton newsbomb.al.

Trolli Rus

Llogaria nga ku filloi e gjithë loja @Southlonestar, është një troll rus, një nga 2700 llogaritë false që u krijuan nga Kremlini për të ngatërruar fake news dhe për të influencuar politikën britanike dhe amerikane. LLogaria, me mbi 16 mijë ndjekës, i përket Texas Lone Star, që e quan veten “një patriot teksan dhe amerikan” ka vazhduar rrugën e Trumpit dhe Shtëpisë së Bardhë dhe ka bërë një postim në favor të Brexit ditën e referendumit.

Ndërhyrja e ashpër e Teresa May

Dje në darkë kryeministrja Theresa May ka lëshuar një sulm kundrejt Putin dhe ndërhyrjeve të rusisë në demokracitë perëndimore. May ka akuzuar Moskën që ka ndërhyrë në zgjedhejt dhe ka denoncuar tentativën për të “minuar shoqëritë e lira” dhe “shpërndarje të lajmeve fallco për të ngatërruar njerëzit në Perëndim.”

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
Skandali/ Iva Aliko nxjerr në shesh thithkat e gjoksit të saj live në emision (Foto+18)
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]